You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » Çfarë i magjeps shenjat e horoskopit dhe me kë shkojnë më shumë në seks? (II)

Çfarë i magjeps shenjat e horoskopit dhe me kë shkojnë më shumë në seks? (II)

Nga Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve kudoqofshi dhe me këdoqofshi…

E vërteta është se jam vonuar ca për postimin e pjesës tjetër të shkrimit, por, siç thotë dhe populli: “më mirë vonë se kurrë….”  Sot, do të analizojmë shenjën e Gaforres… Do të mësojmë se me cilat shenja të zodiakut përputhet më pak apo më shumë erotikisht.

Gaforrja e ka të vështirë të funksionojë erotikisht nëse nuk ka ndjenja për personin përballë. Dëshiron romanca që të ndihet e plotë. Kërkon besim, stabilitet dhe siguri. Në fillim është pak a turpshme dhe e mbledhur, por, kur ndjen intimitet dhe besim, shpaloset fare lehtë. Gaforrja nuk është shenjë anti-erotike, sikurse shumica beson, thjesht, nuk zbërthehet që në filim. I pëlqen errësira dhe seksi pas konsumit të një vakti të mirë në vende të rehatshme, larg syve kureshtarë. E tërheqin më shumë individët që janë të dhënë pas familjes dhe fëmijëve. Është romantike, e ndjeshme dhe tepër përkushtuese. Bën gjithçka për të pasur një partner sa më të të gëzuar dhe besnik. Zgjedhjet e gabuara e rrëzojnë psikologjikisht duke i ulur vetëbesimin. Ndërsa komplimentet, përqafimet dhe puthjet e irritojnë. Megjithëse është pasionante, nuk është tifoze e filmave porno. Pikë e saj e ndjeshme (erotike) është gjoksi.

Si të fitosh zemrën e gaforres: Thuaji se sa e veçantë/rëndësishme është për ty dhe se ardhmërinë tënde e shikon pranë saj me një familje të madhe e të lumtur. Për ta përforcuar besimin disi më shumë, diskuto problemet e tua me të, bëje të mendojë se sa nevojë ke për mendimin e saj.

Kombinimet/përputhjet më të mira erotike të gaforres:

- Me Demin: Të dyve u pëlqen siguria dhe harmonia, përputhen plotësisht në seks. Marrëdhënia e tyre mund të zgjasë një jetë.

- Me Luanin : Nëse Luani e shikon lidhjen seriozisht, do të kenë sukses.

- Me Virgjëreshën: E ndihmojnë njëri-tjetrin. Ka siguri, përkujdesje dhe mbrojtje mes tyre. Së bashku mund të krijojnë një lidhje të qetë dhe afatgjate.

- Me Akrepin: Përputhen erotikisht. Deri diku, njëri plotëson tjetrin.

- Me Peshqit: Seks të përsosur dhe vazhdimësi, pasi njëri respekton ndjeshmëritë dhe nevojat e tjetrit në mënyrë pasionante./albstroka.com/

P.S: Gaforrja nuk shkon aspak me Bricjapin. Bricjapi e ka mendjen tek karriera, ndërsa Gaforrja tek familja. Lidhja e tyre do të ishte më e dështuara në çdo aspekt.

vijon…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top