You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » RECETA QË DO T’JU SHPËTOJË NGA RËNIA E FLOKËVE, (EKSKLUZIVE)

RECETA QË DO T’JU SHPËTOJË NGA RËNIA E FLOKËVE, (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Në qoftë se vëreni rënie flokësh për më shumë se 6-7 javë, atëherë, problemi është më serioz nga ç’mendoni. Prandaj merrni masat tuaja sa është herët që të mos përfundoni pa qime në kokë. Përveç prerjes mujore, dhe maskave ripërtëritëse apo forcuese, provoni të bëni recetën e mëposhtme. Këtë recetë e bënte nëna ime vite më parë, mirëpo, unë kam bërë disa ndryshime në të për ta përforcuar disi më shumë.

Përbërësit

200 ml ujë të zier në 100 gradë celsius

120 ml raki rrushi të bërë vetë (jo nga ato të tregut me përmbajtje të lartë sheqeri)

4 lugë gjelle lëng të zier menteje (jo vaj esencial se mund të krijojë yndyrnë në folikula)

4 lugë gjelle lëng të zier nenexhiku (jo vaj esencial se mund të krijojë yndyrnë në folikula)

1-2 lugë gjelle pluhur kanelle

Përgatitja

Në një shishe me pompë shtoni të gjithë përbërësit e mësipërm duke i trazuar mirë së bashku. Aplikojeni (spërkateni) çdo darkë, para se të flini në rrënjët  e flokëve duke bërë masazh të lehtë.albstroka.com.S’ka nevojë të laheni, mungesa e vajrave esenciale kufizon mundësinë e yndyrshmërisë./albstroka.com/

Kalofshi sa më bukur…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top