You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SI TË BËSH MAKE UP NATYRAL NË KUSHTE SHTËPIE, (EKSKLUZIVE)

SI TË BËSH MAKE UP NATYRAL NË KUSHTE SHTËPIE, (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Forca e make up-it është jashtëzakonisht e madhe. Dhe këtë femrat e dinë mirë. Ka për borxh të të zbukurojë apo shpërfytyrojë tërësisht, njëkohësisht. E gjitha varet nga cilësia që ka… Përveç produkteve që mund të gjeni në barnatore, një  mënyrë tjetër e mirë është përgatitja e tyre në kushte shtëpie. Në fakt, receta e sotme, nuk është një shkrepje e çastit, por një proces eksperimentimi disa ditor që së fundi u kurorëzua me sukses, ndaj dhe vendosa ta ndaj me ju…

Para se të hyjmë në thelbin e shkrimit, ndiej nevojën t’ju qartësoj diçka, pavarësisht se receta e make up-it është shumë e thjeshtë në përgatitje, e përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë të ndjeshmen, dhe me kosto mjaft të ulët, ka kërkesa të dyfishta krahasuar me recetat e tjera, për sa i përket tonit përfundimtar. Duhen, bërë disa prova për të arritur ngjyrën fikse që i përshtatet lëkurës tuaj. Ndaj tregohuni të duruara dhe mos u dorëzoni që në përpjekjen e parë.

Përbërësit

Për bazën do të nevojiteni pak pluhur arrowroot. Raporti është 1 lugë çaji për lëkurat e errëta dhe 1 lugë gjelle për lëkurat e bardha (si unë). Pakëz pluhur kakaoje, kanelle ose arrëmyshku (po të doni mund t’i kombinoni me njëra-tjetrën), si dhe disa pika vaj ulliri, bajameje ose jojoba.

Përgatitja

Në një tas shtoni pluhurin arrowroot (siç e përmenda dhe më sipër, 1 lugë çaji për brunet dhe 1 lugë gjelle për biondet) dhe një prej tre kombinimeve (kanellë, kakao, arrëmyshku) për të arritur tonin e përsosur. Në qoftë se doni që make-up-i të ketë cilësi disi më të trashë, shtoni disa pika vaj ulliri, bajameje ose jojoba dhe shtypeni përzierjen mirë derisa të bashkohen të gjithë përbërësit me njëri-tjetrin, dhe të formohet një masë e ngurtë. Pasi, ta keni përgatitur, hidheni në një vazo dhe përdoreni sa herë të doni me ndihmën e një peneli.albstroka.com.Fillimisht do të mundoheni pak, por pastaj do ta dashuroni./AlbStroka.com/

Në qoftë se keni ndonjë pyetje lidhur me shkrimin më kontaktoni te fusha e komenteve…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top