You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » VEJUSHA BESNIKE…

VEJUSHA BESNIKE…

Shqipëroi: Lorena Stroka, Roehampton University, UK

Ambrose Bierce

Një burrë i veshur mirë iu afrua një vejushe që vajtonte para varrit të burrit të saj, për ta ngacmuar, duke i thënë në mënyrë të sjellshme, se prej kohësh ndjente diçka për të.

- “I pacipë”, bërtiti gruaja, “shporru këtej! Tani e gjete ti të më shesësh dashuri?!”.

- “Ju siguroj, zonja ime, nuk kisha ndër mend t’ju shprehja ndjenjat e mia”, i shpjegoi ai me përulësi, “bukuria juaj mundi drojën time”.

- “Atëherë, ejani të më takoni kur të pushoj së qari”, u përgjigj e veja.

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top