You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » PEELING SPECIAL PËR LËKURA TË YNDYRSHME DHE ME PUÇRRA, (EKSKLUZIVE)

PEELING SPECIAL PËR LËKURA TË YNDYRSHME DHE ME PUÇRRA, (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Peeling-u i sotëm ka veprim të dyfishtë, nga njëra anë, lufton puçrrat, dhe nga ana tjetër, yndyrshmërinë e lëkurës, e cila në më të shumtën e rasteve përrgjegjësohet për shfaqjen e akneve, përmes bllokimit të poreve nga djersa apo papastërtitë e tjera mjedisore.

Përbërësit

1 filxhan (në madhësi mesatare) bollgur të bluar

1/2 filxhani bajame të bluara

1 lugë çaj livando të tharë

1 lugë çaj nenexhik të tharë (bimë)

1 filxhan argjil të bardhë (e gjeni në barnatore/farmaci)

1/2 filxhani me mjaltë

Përgatitja

Në një tas përzieni së bashku bollgurin, bajamet  e bluara dhe bimët e grira hollë. Ndërsa, në një enë tjetër, përzieni mjaltin me argjilin e bardhë. Në vazhdim, bashkojini të gjithë përbërësit bashkë, dhe masën e krijuar ruajeni në një vazo prej qelqi në frigorifer.

Përdorimi

Sa herë që dëshironi ta përdorni, merrni një lugë gjelle (nga përzierja në vazo) dhe bashkojeni me pakëz ujë të vakët, pastaj aplikojeni në të gjithë sipërfaqen e fytyrës (përveç syve) dhe qafës, duke bërë masazh të lehtë për rreth 10 minuta. Në fund, shpëlahuni me ujë të ftohtë./albstroka.com/Provojeni dhe keni për të më kujtuar…

Përfqafime të sinqerta për të gjithë/a ju…

ta-ta for now…

 © AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top