You Are Here: Home » Gnomonologji » NJERËZIT JANË MË SHUMË AJO QË NUK THONË, SE SA AJO QË THONË… NUK ËSHTË E SHKRUAR QË TË GJITHA MARRËDHËNIET TË ZGJASIN PËRGJITHMONË… MARRËDHËNIET NUK KRIJOJNË GËZIM, THJESHT E REFLEKTOJNË ATË…

NJERËZIT JANË MË SHUMË AJO QË NUK THONË, SE SA AJO QË THONË… NUK ËSHTË E SHKRUAR QË TË GJITHA MARRËDHËNIET TË ZGJASIN PËRGJITHMONË… MARRËDHËNIET NUK KRIJOJNË GËZIM, THJESHT E REFLEKTOJNË ATË…

Shqipëroi: Lorena Stroka, Roehampton University, UK

Marrëdhëniet nuk krijojnë gëzim, e reflektojnë atë….

Gëzimi është një proces i brendshëm. Marrëdhëniet janë thjesht pasqyrat e gëzimit tënd, që e reflektojnë dhe të ndihmojnë për të jetuar. Janë pasqyra, sepse krijojnë reflektimin e duhur të mendimeve dhe ndjenjave tuaja.

Reflektim do të thotë, të të inkurajojnë kur ndihesh i dobët dhe të të provokojnë kur ndihesh i fortë, duke të kthyer përsëri në qendër. Të gëzosh do të thotë të ndash qetësinë natyrore, kënaqësinë e të jetuarit në qendër, përjetimin e të tanishmes me pastërti.

Njerëzit janë më shumë ajo që nuk thonë, se sa ajo që thonë…

Dëgjo me kujdes mesazhet e tyre të heshtura. Në qoftë se nuk arrin të kuptosh heshtjen e dikujt, atëherë, do ta kesh të vështirë të kuptosh dhe fjalët e tij.

Nuk është e shkruar që të gjitha marrëdhëniet të zgjasin përgjithmonë…

Disa njerëz nuk është e shkruar të qëndrojnë përgjithmonë…. në jetën tënde. Disa kalojnë për të të dhënë, apo mësuar diçka, ndërsa ca të tjerë, thjesht për t’u bërë një kujtim i bukur që me kalimin e viteve do të bëjë të buzëqeshësh. Kur të vijë koha, e drejta është t’i lësh të lirë dhe të vazhdosh jetën tënde./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top