You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » MASKË SPECIALE ME LANOLINË PËR RIGJENERIM TË PLOTË LËKURE, (EKSKLUZIVE)

MASKË SPECIALE ME LANOLINË PËR RIGJENERIM TË PLOTË LËKURE, (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Sot, do të flasim për një recetë krejt të veçantë nga të tjerat. Ajo që e bën të veçantë këtë maskë, nuk është vetëm mosgjetja e kollajshme e përbërësve, por, veprimi i pashoq i saj. Maska në fjalë, nuk është e lehtë të aplikohet në çdo sallon bukurie, pasi kostoja është tepër e lartë për t’u përballuar nga çdo femër (e dini dhe vetë sa të kripura janë çmimet, sidomos, kur është fjala për receta sekrete). Mos u mundoni ta kërkoni në Shqipëri, sepse estetistet aty, as që e dinë që ekziston një recetë e tillë, e jo më ta aplikojnë gjerësisht! Megjithëse të dy përbërësit nuk janë të padëgjuar, asnjëra prej jush nuk e dinte (deri tani) që përzierja e tyre mund të krijojë një “eliksir” të vërtetë lëkure.

Përbërësit

1 lugë gjelle lanolinë

1 lugë gjelle (jo plot) balsam Peruje

Përgatitja

Në një tas përzieni së bashku dy përbërësit e mësipërm, derisa të krijohet një masë e trashë rrëshqitëse. Në vazhdim, aplikojeni në të gjithë sipërfaqen e fytyrës (përveç syve) dhe lereni të veprojë rreth 2-3 minuta (herën e parë), ndërsa herët e tjera 5 minuta, dhe pastaj lahuni me ujë të ftohtë./albstroka.com/

*Sekrete shtesë: Vajzat që kanë lëkurë të bardhë e të ndjeshme, nuk duhet ta aplikojnë maskën direkt në fytyrë. Fillimisht, le të përhapin një vaj të hollë dhe pastaj të bëjnë maskën. Përsëriteni vetëm 1 herë në javë, dhe jo gjithmonë në të njëjtën pjesë, domethënë, 1 herë në qafë, dhe 1 herë në fytyrë (jo në të njëjtën ditë)

 *Lanolina është një lëndë e verdhë natyrore që sekretohet nga gjendrat dhjamore të leshrave të kafshëve (deleve, dhive etj., etj.). Nuk është yndyrë ashtu si shumica mendon, por, dyll me origjinë shtazore./albstroka.com/

Shihemi në shkrimin e radhës, deri atëherë kalofshi sa më bukur…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top