You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SUPER MASKË PËR LIFTING TË MENJËHERSHËM, (EKSKLUZIVE)

SUPER MASKË PËR LIFTING TË MENJËHERSHËM, (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Gjithmonë, para se të postoj një recetë të re në faqe, e provoj disa javë apo muaj më parë, për të vërtetuar se sa e efektshme është. Recetat që këshillohen për vajzat 25-30 vjeç, i provoj tek vetja (meqënëse i përkas kësaj grupmoshe), ndërsa, ato për femrat mbi 30 vjeç, kalojnë në mikroskopin e dy mikeshave mia, të cilat në varësi të ndryshimeve që vërejnë, japin përgjigjen përfundimtare nëse ia vlejnë apo jo!

Receta e super maskës së sotme e kaloi provën dhe është gati për përdorim… Efektet e saj janë aq të kënaqshme, sa të tjerët do mendojnë se mos keni bërë lifting…

Përbërësit

3 lugë gjelle verë të kuqe

1 lugë gjelle çaj të gjelbër (pluhur)

1 lugë gjelle kakao (pluhur)

1 lugë çaj mjaltë

1 të bardhë veze

Përgatitja

Në një xhezve ngrohni verën dhe çajin. Pastaj mbulojeni me kapak dhe lereni të ftohet për rreth 10 minuta. Në vazhdim, shtoni vezën e rrahur, bashkë me përbërësit e tjerë, dhe përziejini mirë derisa të krijohet një masë e trashë. Aplikojeni në fytyrë dhe qafë me lëvizje rrethore dhe lereni të veprojë rreth 15 minuta. Në fund, lahuni me ujë të ftohtë. Për efekte sa më të mira dhe të shpejta, përsëriteni 1-2 herë në javë./AlbStroka.com/

Ju uroj një ditë sa më të këndshme e të mbarë…

 © AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top