You Are Here: Home » Mjekësi » Seksologji » TË DHËNA ENCIKLOPEDIKE PËR SPERMËN…

TË DHËNA ENCIKLOPEDIKE PËR SPERMËN…

Nga Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve kudoqofshi dhe me këdoqofshi…

Të gjithë e dimë se çfarë është sperma, por, jo se si dhe sa është ajo… Nuk mendoni se ka ardhur koha të mësojmë disa të dhëna enciklopedike lidhur me të? Besoj se PO… Pa humbur kohë, hidhini një sy pikave të mëposhtme, të cilat janë vërtet shumë interesante, pse jo dhe të vlefshme:

Sa qeliza sperme çlirohen në një organizëm?

Ky numër luhatet nga 20 milionë dei në 100 milionë për mililitër sperme. Një mashkull i shëndetshëm prodhon nga 1.5ml – 5 ml spermë sa herë që arrin në orgazmë.

Ç’madhësi kanë spermatozoidet?

Gjatësia e tyre është rreth 0.05 mm. Syri i njeriut është në gjendje të perceptojë madhësitë deri në 0.02 milimetra.

Nga se përbëhet sperma?

Ashtu si të gjitha qelizat e tjera dhe ajo përbëhet nga ADN-ja dhe ndahet në tri pjesë: koka e qelizës (përmban materialin gjenetik), pjesa e mesme (përmban mitokondri që ofrojnë energji) dhe bishti.

Sa shpejt “notojnë” qelizat e spermës?

Qelizat e spermës mbulojnë një distancë prej 5 milimetrash në sekondë.

Cila është jetësgjatësia e një qelize sperme?

Sperma e mashkulit mund të jetojë deri në 5 ditë në sistemin riprodhues të femrës, ndërsa, jashtë trupit mund të mbijetojë vetëm disa orë./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top