You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » KËSHILLA TË DOBISHME PËR SHTËPINË (II), (EKSKLUZIVE)

KËSHILLA TË DOBISHME PËR SHTËPINË (II), (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Duke qenë se jam një tip shumë i lidhur me shtëpinë, mundohem të kujdesem sa më shumë për të. Për mua, shtëpia është “parajsa” ime, qoshka ime e dashur që më shplodh nga çdo lloj lodhje. Në qoftë se ndonjëra prej ju, ndihet njëlloj si mua, le t’i hedhë një sy këshillave të mëposhtme, diçka më shumë ka për të mësuar:

  • Për t’i bërë peshqirët sa më të butë e të mirë, sa herë që i lani në makinën larëse, mos harroni të shtoni pakëz uthull të bardhë.
  • Për heqjen e kripërava dhe papastërtive të mbledhura në vaskë, përdorni baby oil. Hidhni një sasi të konsiderueshme në një pecetë dhe fërkoni sipërfaqet e pista.
  • Për heqjen e njollave të djersës nga sqetullat e bluzave, përdorni pakëz uthull të holluar dhe lëng limoni, pas disa fërkimesh zhduken plotësisht.
  • Në qoftë se dyshoni se mund të keni minj në shtëpi, hidhni pak sodë në vendet ku besoni se hyjnë.
  • Në qoftë se rrobat tuaja të zeza kanë filluar të zbehen, pra, të humbasin ngjyrën e tyre. Gjatë ciklit të shpëlarjes mos harroni të shtoni dy filxhanë me kafe të zezë e të gatshme.
  • Para se të ndizni qirinjtë, lerini 1 orë më parë në frigorifer, në këtë mënyrë shkrirja e tyre do të zgjasë më shumë.
  • Për zhdukjen e erës së fortë të duhanit brenda shtëpisë ka një zgjidhje goxha të mirë. Merrni një tas prej qelqi me ujë dhe uthull dhe vendoseni diku mbi kalorifer.
  • Për heqjen e aromës së pakëndshme të frigoriferit, merrni një qese prej letre me kafe dhe ruajeni në të./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top