You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » PEELING FYTYRE ME VEPRIM ZBARDHËS DHE MBROJTËS, (EKSKLUZIVE)

PEELING FYTYRE ME VEPRIM ZBARDHËS DHE MBROJTËS, (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve kudoofshi dhe me këdoqofshi…

Të gjithë estetistët këshillojnë peeling javor për femrat. Çdo peeling ka efekte specifike: hidratuese, mbrojtëse, pastruese, zbutëse, zbardhëse etj., etj. Por në vend që të bëni disa (gjë që përkthehet në shpenzime të dy-trefishta parash dhe kohe), mendova t’ju sjell një recetë që i përmbledh të gjitha këto bashkë. Receta e peeling-ut të sotëm ka veprime të shumëfishta në dobi të lëkurës së fytyrës. Është goxha e thjeshtë sa në përbërje, po aq dhe në përgatitje. Ja hidhini një sy:

Përbërësit

1/2 lugë gjelle vaj ulliri

2 lugë gjelle lëng limoni (të porsa shtrydhur)

2 lugë gjelle lëng portokalli (të porsa shtydhur)

1 lugë gjelle lëvore limoni (grirë hollë)

1 lugë gjelle kripë të imët

1 lugë gjelle sheqer pluhur

1 lugë gjelle sodë buke

Përgatitja

Një 1 tas përzieni së bashku përbërësit e mësipërm derisa të krijohet një masë e trashë. Në vazhdim, aplikojeni në të gjithë sipërfaqen e fytyrës (përveç syve) dhe në qafë, duke bërë masazh të lehtë me lëvizje rrethore për reth 3-4 minuta. Pastaj, lahuni me ujë të ftohtë dhe aplikoni kremin hidratues. Për veprim sa më të mirë hidratues, zgjidhni kremra me përmbajtje të lartë kolagjeni./AlbStroka.com/Përsëriteni 1-2 herë në javë…

Shihemi në shkrimin e rradhës…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top