You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » AQ SA NUK DINI PËR GJINJTË, (EKSKLUZIVE)

AQ SA NUK DINI PËR GJINJTË, (EKSKLUZIVE)

KESHILLA-NGA-LORENA-STROKA-BIOGRAFIA-FACEBOOK-WIKIPEDIA© Lorena Stroka

Vishu, krihu, grimohu sa të duash, gjëja e parë që mashkulli do të vërejë gjithmonë te një femër është pjesa e gjoksit. Forma, madhësia apo ekspozimi që i është bërë, janë vetëm disa prej detajeve që magnetizojnë vështrimin e tij. Në fakt, gjinjtë nuk kanë vetëm rol “zbukurues”, sikurse shumica mendon,  por, mbi të gjitha jetësor.

A e dini se…

Gratë janë të vetmet femra që kanë gjinj të fryrë tërë kohën…

Në llojet jo-njerëzore, gjinjtë e fryrë janë tregues i qartë se femra po ushqen të vegjëlit e saj. Tani, aryeja se pse te njerëzit, gjinjtë qëndrojnë gjithmonë të fryrë, vazhdon të mbetet ende e panjohur. Gjithsesi, ka një teori lidhur me këtë, sipas së cilës: gjinjtë e grave mbetën të fryrë, qysh atëherë që paraardhësit tanë filuan të ecnin në këmbë. Në këtë mënyrë legeni u lakua, dhe vagina u drejtua në pjesën e përparme të trupit.

Gjinjtë më të mëdhenj në botë janë 118 cm…

Mbajtësja e rekordit Guinness për gjinjtë më të mëdhenj natyral, është Annie Hawkins-Turner nga Atlanta. Përmasat e gjinjve të saj janë 177.8 cm dhe peshojnë 25.4 gr…

Orgazma e gjirit nuk është legjendë, por, e vërtetë…

Orgazma femërore përmes stimulimit të thithave është diçka absolutisht e vërtetë, dhe nuk ka asnjë studim shkencor që ta kundërshtojë këtë. Sipas një hulumtimi të botuar në MensHealth, në të cilin morën pjesë 213 gra, 29% e tyre pranoi se vjen në orgazmë pas stimulimit të thithave. Përmes gjinjve të eksituar aktivizohen sensorët që lidhen me orgazmën vaginale.

Prodhojnë ushqimin më të mirë…

Organizata Botërore e Shëndetësisë e cilëson qumështin e gjirit si ushqimin më të mirë për foshnjat. Qumështi i nënës përmban kundërtrupa që e ndihmojnë organizmin e foshnjave të luftojë infeksionet dhe sëmundjet e mundshme. Qumështi krijohet nga qelizat gjirit dhe prodhohet përmes sekretimit (nxjerrjes) të një  hormoni që quhet prolaktin, i cili lirohet gjatë dhënies së gjirit.

Në dhënien e gjirit madhësia nuk luan asnjë rol…

Gjinjtë e mëdhenj vërtet kanë përqindje më të lartë indi dhjamor, në krahasim me gjinjtë e vegjël, por, kjo nuk luan asnjë rol në sasinë e prodhimit të qumështit. Megjithëse femrat me gjinj të vegjël kanë frikë për pamjaftueshmëri qumështi, ato me gjinj të mëdhenj vështirësohen më shumë në ushqyerjen e foshnjave për shkak të peshës dhe qëndrimit.

Gjinjtë rriten vetë…

Procesi i rritjes së gjnjve nuk vërehet në një periudhë të caktuar të jetës, por në disa, kryesisht para nisjes së ciklit (kohë gjatë së cilës trupi ka nivele të larta progjesteronesh dhe prolaktine), por dhe në muajt e shtatzënisë. Për shembull, sa më shumë fëmijë lindë një femër, aq më shumë gjinj të mëdhenj ka.

Gjiri i majtë është gjithmonë më i madh…

Është krejtësisht normale që femrat të kenë një gji më të madh se tjetrin. 65% e femrave ka gjirin e majtë më të madh. Askush nuk e di me saktësi se pse ndodh kjo! Disa thonë se mbindjeshmëria imune, e cila është më e lartë në anën e majtë, ndikon hormonet që ndihmojnë në përcaktimin e madhësisë dhe formës së gjirit./albstroka.com/

Ka disa lloje thithash…

Siç e keni vëne re, thithat kanë forma dhe madhësi të ndryshme. Ato ndahen në disa kategori:

1. thitha “normale” (zgjaten disa milimetra dhe rriten në varësi të stimulit apo të të ftohtit…)

2. të “sheshta”

3.  të “fryra”

4. të “mbrapshta” (të kthyera nga brenda)

Asnjëra prej të tyre nuk përbën problem, nëse kështu kanë qenë gjithmonë. Vetëm në rastet e ndryshimeve të mëvonshme, këshillohet ndihma e specilaizuar mjekësore për trajtim të menjëhershëm./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top