You Are Here: Home » Kuriozitete » SI ISHTE DHE SI U BË PAS PLASTIKAVE! (FOTO)

SI ISHTE DHE SI U BË PAS PLASTIKAVE! (FOTO)

Nga Lorena Stroka

Është 30 vjeçe, jeton në Cannes dhe fle e zgjohet me të njëjtin qëllim: të flasin të gjithë për të. Në lidhje me çfarë? Në lidhje me bukurinë e saj sigurisht. Kot shpenzoi ajo 40.000 euro? Është e pafalshme të kalojë një bukuri e tillë pa u vënë re! Madje, për të zgjuar akoma më shumë interesin tuaj, së shpejti do t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale për zmadhim gjinjsh (e ka të nevojshme e varfëra, se i ka dhe të vegjël).

“Kisha një fëmijëri normale si të gjithë të tjerët. Ngaqë isha bionde dhe shumë e dobët, të gjithë më thërrisnin barbie. Mirëpo, mua nuk më pëlqente vetja, fakti që kisha gjoks të vogël dhe buzë të holla, më bënte të ndihesha më poshtë se të tjerat. Ëndrra ime ish që një ditë t’i ndryshoja”, thotë ajo.

Në vitin 2011, Viktoria filloi të bënte ndërhyrjet e para plastike, derisa arriti në pikën që e  shihni sot. Tani në qoftë se vetëpyeteni se kush financon për të? Përgjigja është e vetëkuptueshme, i dashuri i saj Italian, roli i të cilit nuk është vetëm përkrahës, por, kryesisht shtytës./AlbStroka.com/Tani, përtej shakave, e kam tepër të vështirë të kuptoj arsyet që e drejtuan këtë vajzë në një shpërfytyrim të tillë. Ka qenë vërtetë shumë shumë e bukur…

 © AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top