You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » USHQIMET QË FORCOJNË GJINJTË, (EKSKLUZIVE)

USHQIMET QË FORCOJNË GJINJTË, (EKSKLUZIVE)


ushqimet-qe-forcojne-gjinjte-keshilla-nga-lorena-stroka-gazeta-albstroka-facebook-biografia© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Ëndrra e çdo femre është pasja e një gjoksi sa më të bukur e të fortë (jo domosdoshmërisht të madh). Do të ishte gënjeshtër nëse do thoja se mua nuk më intereson një gjë e tillë, pra, pamja e një gjoksi të rrumbullakosur e të fortë. Për mendimin tim, rëndësi nuk ka madhësia, por fortësia dhe forma e gjirit. Gjinjtë në madhësi mesatare janë gjithnjë më tërheqës dhe më sensualë se sa ata super të mëdhenj, të cilët me kalimin e kohës pësojnë rënie dhe zbutje…

Vërtet, çfarë duhet të bëjmë për të ruajtur fortësinë e gjirit, sidomos ne që nuk kemi bërë silikon, përveç ushtrimit të përditshëm fizik?!

Së pari, mos përdorni kurrë reçipeta me pëlhura sintetike, sepse shkaktojnë dehidratim, zbutje dhe rënie gjiri…

Së dyti, mos u lani me ujë të ngrohtë, por të vakët, dhe shpëlahuni gjithmonë me ujë të ftohtë…

Së treti, bëni përditë maska për forcimin e gjinjve, herë duke përdorur fruta të ndryshme, kos, akull, të bardhë veze, vitaminë A&E, dhe herë duke bërë masazh të lehtë me vajra bio.

Së fundi, konsumoni me bollëk lakër, lulelakër dhe brokol, sepse këto produkte luftojnë estrogjenet që merrni nëpërmjet ushqimeve të tjera.

Në qoftë se ndiqni përpikmërisht këshillat e mësipërme, shumë shpejt do të vëreni efektet e para. Mjafton të mos përtoni e të hiqni dorë brenda muajit./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

*Në këtë foto nuk kam veshur reçipeta… këto janë efektet e përkujdesjes së përditshme…

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top