You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » KANELLË PËR BUZË SA MË TË PLOTA + TË TJERA, (EKSKLUZIVE)

KANELLË PËR BUZË SA MË TË PLOTA + TË TJERA, (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Kanella, erëza e kuqremtë me aromë të këndshme, nuk bën mrekullira vetëm në gatim, por, dhe në bukuri. Përdorimet e saj të shumëfishta do t’ju lenë pa fjalë.

Për buzë sa më të plota

Sa herë keni mbetur të mahnitura para fotove të Angelina Jolie duke vërejtur përsosmërinë e buzëve të saj? Me dhjetëra herë! Fakti që nëna natyrë nuk tregohet bujare me të gjitha, nuk duhet të përbëjë arsye për t’u shqetësuar, apo ndjerë më poshtë se të tjerat… Falë kozemtologjisë estetike, gjithçka mund të ndryshojë nga çasti në çast. Njëra mënyrë është plastika (jo gjithmonë e suksesshme), ndërsa tjetra, më e sigurta, mendoj unë, është përdorimi i përbërësve natyralë…

Ja çfarë të bëni…

Shtroni një shtresë vazelinë në buzë (siç bëni me buzëqkuqin), dhe pastaj një majë luge kanellë mbi të. Në vazhdim, fërkojini për disa sekonda dhe lerini 1 minutë pa i prekur. Menjëherë do të ndjeni një freski të veçantë. Për efekte sa më shpërthyese, shtroni dhe një shtresë tjetër vazelinë …

Kujdes: Mos aplikoni asnjëherë shqeto kanellë në buzë, pa e përzierë me diçka tjetër, sepse mund të shkaktojë acarim.

Maskë kundër akneve/puçrrave

Kanella është një tjetër përbërës që i shtohet listës së gjatë të produkteve që luftojnë aknet. Në një tas përzieni së bashku 3 lugë gjelle mjaltë dhe 1 lugë çaj kanellë (pluhur). Pastaj përhapeni në fytyrë duke e lënë të veprojë për rreth 10 minuta. Kanella do të ndalojë shfaqjen e baktereve që përgjegjësohen për puçrrat e fytyrës, ndërsa, mjalti do të zvogëloje skuqjet e lëkurës si dhe do ta hidratojë në thellësi.

Kanellë për frymëmarrje të pastër…

Në qoftë se keni frymëmmarrje të pakëndshme, merrni një gotë (mesatare) me ujë dhe hidhni në të 1 lugë çaj pluhur kanelle. Në vazhdim, bëni gargarë për disa minuta. Menjëherë era e keqe do të largohet…

Scrub për trupin

E kush është ajo femër që do të qarkullojë me lëkur të ashpër si aligator? Asnjëra, apo jo?! Për largimin e qelizave të vdekura si dhe rikthimin e shkëlqimit të humbur të lëkurës, një zgjdhje ka: KANELLË DHE VETËM KANELLË! Në një enë, shtoni 2 lugë gjelle kripë deti, 1 lugë gjelle vaj bajame, 1 lugë gjelle vaj ulliri, 1 lugë çaj mjaltë dhe 1 lugë çaj kanellë (pluhur). Pasi t’i keni përzierë mirë së bashku, përhapeni në trup duke e fërkuar lehtazi për disa minuta. Në fund, lahuni me ujë të ngrohtë dhe pastaj të ftohtë./AlbStroka.com/

Shihemi në shkrimin e radhës, deri atëherë kalofshi sa më bukur…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top