You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » PIJA MAGJIKE QË NXIT METABOLIZMIN, (EKSKLUZIVE)

PIJA MAGJIKE QË NXIT METABOLIZMIN, (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Ngado që të shkosh e të kthehesh biseda dietash dhe recetash magjike dëgjon (sidomos mes femrave). Dhe në fakt, ca prej tyre funksionojnë vërtet. Për një të tillë do të flasim dhe sot, për pijen më të mirë magjike që nxit metabolizmin tonë… e cila jo vetë na ndihmon të humbasim peshë në mënyrë të shëndetshme, por na jep dhe energji të paparë. Është mëse çudibërese për heqjen e dhjamit të barkut dhe kofshëve…

Përbërësit

4-5 kokrra lajthi (të pasura me antikosidantë dhe vitaminë E)

5 lugë gjelle lëng portokalli (i pasur me vitaminë C)

1 thelë mollë (e pasur me pektin dhe fibra)

1/2 banane (e pasur me kalium)

1 lugë gjelle mjaltë ( i njohur për veprimet e tij antiseptike dhe germicide)

1 lugë çaj kanellë (me zero kalori)

1 copë akull

Përgatitja

Në një rrahëse elektrike shtoni të gjithë përbërësit e mësipërm dhe rrihini mirë derisa të krijohet një lëng i trashë. Në vazhdim, hidheni në gotë dhe shijojeni çdo mëngjes, para se të filloni angazhimet e ditës. Shumë shpejt do të vëreni ndryshime sa në peshë po aq dhe në energjinë tuaj./AlbStroka.com/

*GERMICID, do të thotë vret mikrobet, viruset, funget…

Shihemi në shkrimin e radhës…

 © AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top