You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » XHELATINË, PËR FYTYRË SA MË RREZËLLITËSE, (EKSKLUZIVE)

XHELATINË, PËR FYTYRË SA MË RREZËLLITËSE, (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Çdo lëkurë ka nevojë për trajtim të përditshëm, si brenda ashtu dhe jashtë saj, me qëllim që të ushqehet, ajroset dhe të ruajë elasticitetin e vet në vite. Herë pas herë ju kam postuar receta të ndryshme lidhur me këtë temë, mirëpo, mospasja qoftë dhe e një përbërësi të vetëm, ju ka penguar t’i përgatisni. Për këtë arsye, sot po ju publikoj një recetë fare të thjeshtë, me përbërës që të gjitha i keni në shtëpi. Maska me xhelatinë dhe qumësht ofron jo vetëm pastrim dhe ushqyerje të thellë lëkure, por dhe një butësi të mëndafshtë… Po e provuat një herë, s’do të hiqni kurrë më dorë prej saj…

Përbërësit

1 lugë çaj xhelatinë

2.5 lugë çaj qumësht

Përgatitja

Në një tas shtoni dy përbërësit e mësipërm duke i përzierë së bashku, derisa të krijohet një masë e trashë ngjitëse. Në vazhdim, përhapeni në fytyrë (përveç pjesës së syve dhe buzëve). Pasi të jetë tharë, filloni ta hiqni nga lëkura (porsi lëvoren nga fruti), pastaj lahuni me ujë të ngrohtë, dhe në fund me të ftohtë. Efektet do të jenë të dukshme qysh në përdorimin e parë. Por për rezultate sa më të mira, përsërisni të njëjtin proces dy herë në javë./AlbStroka.com/

Shihemi në shkrimin e radhës…

 © AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top