You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » JA SI KRIPA E ZEZË NXIT RRITJEN E SHËNDETSHME TË FLOKËVE, (EKSKLUZIVE)

JA SI KRIPA E ZEZË NXIT RRITJEN E SHËNDETSHME TË FLOKËVE, (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Në shkrimin e sotëm do të flasim për kripën, dhe jo për çdo lloj kripe, por vetëm për të zezën. Do vetëpyeteni: “po pse ka dhe kripë të zezë?” Sigurisht që ka, madje konsiderohet si një prej sekreteve më të shtrenjta të bukurisë, dhe jo pa të drejtë.

Në qoftë se doni të ripërtërini lëkurën e dëmtuar, si dhe të kuroni plasaritjet apo thembrat e çara e të enjtura, provoni të përdorni sapun me kripë të zezë, duke lënë në anë të gjitha produktet e tjera, të pasura me kimikate dhe lëndë të tjera të rrezikshme. Thjesht, duhet të keni parasysh diçka: Mos e përdorni kurrë në ujë të ngrohtë.

Gjithashtu, në rast se keni probleme me rënien e flokëve dhe zhvillimin e ngadaltë të tyre, kripa e zezë do t’ju ndihmojë dhe në këtë drejtim. Ajo është e pasur me minerale thelbësore që përforcojnë rritjen natyrale të tyre. Një tjetër mënyrë e efektshme për ndalimin e rënies së flokëve dhe zhdukjen e zbokthit është përzierja e një sasie të vogël kripe të zezë me lëng domateje dhe përhapja e saj në flokë, 1 herë në ditë./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top