You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SI TË HUMBISNI PESHË ME… UMAMI

SI TË HUMBISNI PESHË ME… UMAMI

Në kohën e shkrepjes së kësaj fotoje (korrik, 2012), peshoja 49 kg. Kam përshtypjen se tani dukem më mirë…

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Ëndrra e nënës sime, (ashtu si dhe e shumë nënave të tjera besoj) ishte të shëndoshesha dhe ca. Deri në moshën 15 vjeçe kam qenë thuajse anoreksike. Ç’nuk bënte nëna ime për të më bindur të haja qoftë dhe pak… me pjatë në dorë më ndiqte nga pas. I gjithë mundi i saj shkonte kot… unë s’e dëgjoja… Për fat të mirë, gjërat filluan të ndryshonin rreth të 16-ve… nga 37 kg që isha thuajse gjithmonë, arrita plot 49 kg.

Pesha më e madhe që kam patur ndonjëherë ka qenë 59.5 kg. Megjithëse për gjatësinë time 1.70 cm nuk ishte dhe aq tragjike, unë s’isha e kënaqur, ndaj dhe brenda dy muajve humba 10 kg. Por, përsëri s’më pëlqeu imazhi im i ri, më dukeshin kockat e kafazit të kraharorit dhe brinjët. Për këtë arsye, vendosa të shëndoshesha dhe pak. Këto dy vitet e fundit, ruaj të njëjtën peshë 56-57 kg… dhe mendoj se më shkon…

Tani në qoftë se ndonjëra prej jush ka dëshirë të përsosë format e saj trupore duke humbur disa kilogramë, le ta bëjë me ndihmën e umamit.

Si do t’ju dukej nëse në ushqimet e ëmbla, të kripura, të tharta dhe të hidhra të shtonit dhe… umami-n? Umami krijon jargëzim intensiv dhe një ndjesi butësie në gjuhë.  Ka aftësinë të ul oreksin në mënyrë të konsiderueshme si dhe t’ju bëjë të ndihemi të ngopura për orë të tëra. E gjeni tek çaji i gjelbër, domatete, kërpudhat, algat dhe truffles./AlbStroka.com/Siç e kuptoni, asgjë nuk është e vështirë për t’u arritur, thjesht nevojitet një lloj organizimi dhe mase…

*Umami është shija e pestë themelore, pas të emblës, të thartës, të kripurës dhe të hidhurës….

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top