You Are Here: Home » Gnomonologji » Folmë pak për dhembjen…

Folmë pak për dhembjen…

Shqipëroi: Lorena Stroka, Roehampton University, UK

Kahlil Gibran

Dhembja është thyerja e guskës që mbështjellë dijet tuaja. Ashtu si duhet hequr lëvorja e frutit, për të dalë zemra në dritën e diellit, kështu dhe ju duhet të përjetoni dhembjen. Dhe nëse do të mundeshit të mbanit në zemër adhurimin për mrekullitë e përditshme të jetës tuaj, dhembja nuk do t’ju dukej më pak mahnitëse se gëzimi.

Pranoni stinët e jetës tuaj, ashtu si pranoni dhe stinët që kalojnë mbi arat tuaja. Dhe do të vëreni qetësisht dimrat e trishtimit tuaj. Shumë prej dhembjeve tuaja janë zgjedhja juaj…

Pikëllimi është ilaçi i hidhur me të cilin mjeku që gjendet brenda jush, ju shëron veten e sëmurë. Prandaj, besojeni mjekun dhe pini ilaçin e tij heshturazi dhe qetësisht. Sepse dora e tij dhe pse e rëndë dhe e ashpër, udhëhiqet nga dora e butë e të Padukshmes, dhe kupa që ju jep, megjithëse ju djeg buzët është e bërë nga balta që bërësi i madh lagu me lotët e tij të shenjtë./AlbStroka.com/

 © AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top