You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » MASKË EKSPRESE PËR SUPER DEKOLTE, (EKSKLUZIVE)

MASKË EKSPRESE PËR SUPER DEKOLTE, (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Çuditërisht, megjithëse këtë vit nuk shkova askund për pushime, nuk ndihem aspak keq, përkundrazi, gjatë kësaj periudhe arrita të rishikoj shumë detyrime të tjera që për një arsye apo një tjetër i kisha lënë pas dore, si dhe përfundova një libër të ri me poezi (shqip-greqisht), tani se kur do ta botoj, nuk e di, por kjo pak rëndësi ka për momentin. S’ka gjë më të bukur se sa t’u përkushtohesh njerëzve apo gjërave që të bëjnë të ndihesh mirë dhe të plotësojnë si individ në rradhë të parë dhe pastaj si profesionist.

Një prej gjërave që mua më ngre humorin në çast është… e bukura. Të cilën për ta arritur nuk është dhe kaq e vështirë sa shumë prej jush ndoshta besojnë. Më poshtë po ju postoj recetën e një maske vetëm me tre përbërës që forcon dhe zbutë rrudhat (vijëzimet) e pjesës së dekoltesë, që ne femrave kaq shumë na pëlqen të ekspozojmë:

Përbërësit

1 gotë vere argjil të gjelbër (e gjeni në farmaci)

1 gotë vere argjil të bardhë (e gjeni në farmaci)

1 gotë kos 4% yndyrna

Përgatitja

Në një tas përzieni të gjithë përbërësit së bashku derisa të krijohet një masë e trashë. Në vazhdim, përhapeni në pjesën e dekoltesë dhe lereni të veprojë për rreth 20 minuta. Pastaj lahuni me ujë të vakët dhe aplikoni një krem ripërtëritës. Brenda 10 aplikimeve të para, lëkura e dekoltesë do të forcohet dhe rrudhat do të zbuten dukshëm. Përsëriteni 1 herë në javë./AlbStroka.com/

Shihemi në shkrimin e radhës…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top