You Are Here: Home » Mjekësi » PLUHURI NATYROR QË LUFTON DEPRESIONIN

PLUHURI NATYROR QË LUFTON DEPRESIONIN

CATUABA-BIME-CUDIBERESE-SHKRIM-EKSKLUZIV-NGA-ARTIKULLSHKRUESJA-GAZETARJA-LORENA-STROKA-BOTUAR-NE-ALBSTROKA-© Lorena Stroka

Catuaba, e njohur ndryshe si “Pema e Dashurisë”, është një bimë “magjike” që rritet në pyjet e Amazonës. Të parët që e përdorën por dhe që vlerësuan vetitë e dobishme të saj ishin Indianët, ose më saktë një fis i tyre, Tiri, të cilët e përdornin kryesisht si nxitës seksual (afrodiziak). Shumë shpejt zbuluan se lëvorja e “pemës së dashurisë” ofronte më shumë se kaq, dhe se ishte mjaft e dobishme për shëndetin, në mënyrë të veçantë, zhdukte dhembjet e kokës, rriste enrgjinë, përmirësonte kujtesën, qetësonte nervat dhe largonte humorin e keq.

Sot, ky nxitës natyror gjendet në rraftet e shumë dyqaneve me produkte të shëndetshme në dispozicion të klinetëve që e kanë nevojë. Përdorimi i rregullt i pluhurit të Catuaba-s rrit intensitetin e orgazmave, përmirëson qarkullimin e gjakut në penis duke e bërë më të fortë dhe më… sulmor…

Në Brazil përdoret për përforcimin e sistemit riprodhues mashkullor, për luftimin e nervozizmit, kujtesës së dobët, dhembjeve të nervit shiatik, pagjumësisë, lodhjes kronike, shpërqëndrimit mendor etj./AlbStroka.com/

Si mund të konsumohet?

Në një gotë ujë shtoni dhe përzieni një lugë çaj pluhur catuaba dhe konsumojeni gjatë orëve të pasdites./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top