You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » JA SE CILAT SHENJA TË ZODIAKUT TRADHTOJNË MË SHUMË, (i)

JA SE CILAT SHENJA TË ZODIAKUT TRADHTOJNË MË SHUMË, (i)

© Lorena Stroka

Njëherë e një kohë në qoftë se doje të mësoje diçka për njeriun që të interesonte, detyroheshe të pyesje filanin apo fistëkun. Sot, nuk shkon kaq larg, për të dëshifruar karakterin e tij, thjesht mëson se ç’shenjë horoskopi është. Ndaj në qoftë se nuk doni të zbërtheheni tek të tjerët menjëherë, mos e zbuloni vend e pavend (shenjën e horoskopit dua të them).

Ja se cilat shenja të zodiakut janë më pak besnike në… lidhje…

DASHI

Dashi është mjaft i rrezikshëm në këtë drejtim. Megjithëse mund të jetë i kënaqur në jetën e tij seksuale, po i doli në shteg ndonjë rast i mirë, zor se do thotë JO. Lidhjet paralele e ripërtërijnë, e bëjnë më prodhimtar si dhe më të stërvitur për një goditje të re.

DEMI

Demi është besnik dhe i qëndrueshëm. Nuk flirton vend e pavend. Është i përkushtuar ndaj familjes së vet, ndaj dhe gjithmonë kërkon po të njëjtën gjë dhe nga të tjerët. Kur nuk ndihet mirë në një marrëdhënie, preferon të largohet se sa të tradhtojë.

BINJAKËT

Këtu shkrihemi në gaz… Në qoftë se nuk jeni aq të shkathët sa të tërhiqni vëmendjen e binjakëve në çka thoni apo bëni, është normale që do hidhen gjetkë. Sa herë që shikojnë diçka të re, vështirë se i rezistojnë. Ajo që i karakterizon binjakët është ndryshueshmëria… gjithmonë janë në kërkim të partnerit ideal… dhe sigurisht asnjëherë s’e gjejnë…

GAFORRJA

Dashuria, familja dhe përkushtimi luajnë rol parësor në jetën e tyre. Në rast se i kanë të gjitha këto, nuk tradhtojnë. U pëlqejnë lidhjet e gjata dhe të sinqerta. Kanë veç një të keqe, qahen vazhdimisht, mendojnë se askush nuk i do aq sa e meritojnë.

LUANI

Të lindurit e kësaj shenje mund të jenë pak mendjemëdhenj dhe lavdimtarë, por jo tradhtarë. Janë partizanë të lidhjeve serioze (përgjithësisht). Më të shumtën e herëve dashurojnë njerëz intelektualë ose artistë. Nuk u pëlqejnë lidhjet e zhurmshme apo problematike, në raste mospërputhjesh, thjesht ndahen…

VIRGJËRESHA

Është shenjë besnike. Shquhet për qëndrim praktik, të qetë dhe plotësisht të ekuilbruar. Estetika, pastërtia dhe siguria janë disa nga tiparet e saj kryesore. Eh, në qoftë se jeni adhuruesë të lidhjeve pasionante mos prisni ta gjeni tek kjo shenjë, janë disi “kursimtarë” në seks!/AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top