You Are Here: Home » Gnomonologji » MENDJA NEUROTIKE

MENDJA NEUROTIKE

Shqipëroi: Lorena Stroka, Roehampton University, UK

Osho

Një djalë i vogël donte të luante me rërë. E ëma i tha: “Jo, rëra është e lagësht dhe do bësh pis rrobat që ke veshur”.

Pastaj, fëmija donte të shkonte pranë detit… E ëma i tha: “Jo, se rrëshqet dhe mund të biesh!”.

Mandej fëmija donte të vraponte në rrugë. E ëma i tha: “Jo, se mund të humbasësh mes turmës së njerëzve!”

Më pas kërkoi akullore meqenëse pa dikë që shiste… E ëma i tha: “Jo, se krijon probleme në grykë dhe është e dëmshme për shëndetin”.

Pastaj, iu drejtua njërit që rrinte aty pranë saj, dhe i tha: “Ke parë ndonjëherë fëmijë më neurotik se ky?!”

Kur lindë një fëmijë, është thuajse e pamundur të mendojë njeri se do të arrijë të qëndrojë i shëndetshëm, sepse të gjithë përreth tij janë të çmendur dhe do ta detyrojnë ta bëjnë si veten e tyre. Do t’i vrasin lirinë dhe do t’i krijojnë ndjesinë e të gabuarit gjithmonë.

Avash-avash, fëmija fillon të besojë se nuk ka të drejtë. Ky qëndrimi i krijon një lloj ndëshkimi, vetë-dënimin.

Çfarëdo që të propozojë, çfarëdo që të bëjë, i thonë: JO!

Mendja neurotike nuk mund të thotë PO, sepse mendja neurotike nuk i jep liri as vetes së saj!/AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top