You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » QUMËSHTI HISTORIK QË ZHDUKË RRUDHAT DHE INFLAMACIONET, (EKSKLUZIVE)

QUMËSHTI HISTORIK QË ZHDUKË RRUDHAT DHE INFLAMACIONET, (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Në Egjiptin e lashtë, qumështi i gomaricës përdorej në receta të ndryshme për shërimin e inflamacioneve të brendshme dhe të jashtme, ndërsa në Romën e lashtë njihej si pija e… aristokracisë. Kleopatra ishte ajo që i dinte më së miri vlerat e qumështit në fjalë, ndaj dhe lahej vetëm me të, për të pasur lëkurë sa më rinore dhe të mëndafshtë.

Qumështi i gomaricës është shumë i ngjashëm me qumështin e gjirit… aq sa në kohët e shkuara, nënat ua jepnin foshnjeve të tyre për luftimin e anemisë. Ndihmon në përthithjen e kalciumit nga zorrët, në zhdukjen e rrudhave, në shërimin e plagëve si dhe në parandalimin e disa sëmundjeve, si p.sh. ekzemës. Përmban acide yndyrore të tilla si omega 3 dhe omega 6 që ndihmojnë në përthithjen e vitaminave dhe rritjen e elasticitetit të lëkurës.

Vitet e shkuara, të gjitha formulimet kozmetike për ripërtëritje me kolagjen dhe elastin, ofronin deri në 15% përmirësim. Sot, përdorimi  i kremrave me përmbajtje të lartë qumështi gomarice, ofron efektshmëri akoma të madhe, mbi 50% ripërtëritje lëkure, mbyllje plagësh dhe hidratim nga dehidratimet psikogjene. Pra, në qoftë se doni të keni një fytyrë prej porcelani, të bardhë, të pastër dhe pa dëmtime, aplikoni pak qumësht gomarice në të, para se të flini./AlbStroka.com/

Shihemi pas pak…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top