You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » ËNDRRA E SKLLAVIT – JORGE BUCAY

ËNDRRA E SKLLAVIT – JORGE BUCAY

Shqipëroi: Lorena Stroka, Roehampton University, UK

Jorge Bucay

Ec në një rrugë të vetmuar. Kënaqem me erën, diellin, zogjtë. Më pëlqen që këmbët më çojnë atje ku ato duan. Në anë të rrugës gjendet një skllav që fle gjumë. I afrohem dhe vërej se po ëndërron. Këtë më lënë të kuptoj fjalët dhe shprehitë e fytyrës së tij…

E di se çfarë po ëndërron:

Skllavi ëndërron se është i lirë…

Fytyra e tij duket e qetë dhe e paqshme…

Pyes veten…

Mos vallë duhet ta zgjoj  e t’i them se është veç një ëndërr?

Mos vallë duhet t’i them se vazhdon të jetë skllav?

Apo ta lë të gëzojë, qoftë dhe në ëndërr realitetin e tij imagjinar?

- “Cila përgjigje është e drejtë?”, shtoi Jorge

Ngrita supet…

- “Nuk ka përgjigje të drejtë”, vazhdoi ai. “Gjithkush duhet ta gjejë përgjigjen brenda vetes dhe jo jashtë saj”.

Mendoja se do ngrija si statujë para skllavit, pa ditur se çfarë të bëja, thashë:

- “Do të jap një ndihmë të vogël që në disa raste mund të jetë e dobishme për ty. Para se të ngrish si statujë, shko pranë skllavit dhe vështroje. Në qoftë se skllavi jam unë, mos nguro./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top