You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » RRUGËTIM NË… LAKURIQËSI (foto të veçanta)

RRUGËTIM NË… LAKURIQËSI (foto të veçanta)

Nga Lorena Stroka

Arti është euforia e mendjes, një çast shpërthimi idesh dhe përfytyrimesh. Mijëra njerëz shkruajnë, pikturojnë, bëjnë skulptura, shfaqje teatrale, fotografojnë etj., etj. por vetëm pak prej tyre… krijojnë në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Shumë prej tyre, kanë imagjinatë sterile… krejt të zbrazët… Çdo formë krijimi ka nevojë për mbështetje teknike. Kur problemet teknike nuk pengojnë… shprehjen, atëherë, përfundimi është mbresëlënës. Historikisht, arti dhe teknika kanë ecur dorë për dore.

Një nga temat më të njohura në fushën e artit, ka qenë, është dhe do të të jetë… lakuriqësia. Qysh nga koha e shpellave e deri më sot, pavarësisht ndryshimeve në shije dhe mendësi, ajo ka provokuar dhe zgjuar interesin e të gjithë artistëve dhe artdashësve. Në Greqinë e lashtë dhe më vonë në Romë, lakuriqësia e meshkujve u përshkrua me mjeshtëri të patejkalueshme në skulptura dhe vazo. Ato vite, të rinjtë stërviteshin tërësisht të zhveshur (në vrap, mundje, hedhje shtize, disku etj., etj.) dhe homoseksualiteti mashkullor ishte mëse i pranueshëm nga shoqëria. Si rezultat i kësaj, trupi i mashkullit konsiderohej më shumë i dëshirueshëm se sa i femrës./AlbStroka.com/Atëherë, lakuriqësia ishte ART, ndërsa sot, për arsye komercialiteti është kthyer në vulgaritet… Mirëpo, për fat të mirë, akoma dhe në këto kohë të trazuara, ekzistojnë artistë të vërtetë, të cilët përmes punës së tyre përkushtuese na udhëtojnë…

Ja dhe disa fotografi të realizuara nga një grup fotografësh nga e gjithë bota… thjesht MREKULLI!

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top