You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » Si të zhdukni rrudhat e gjirit dhe të pasmeve (FOTO)

Si të zhdukni rrudhat e gjirit dhe të pasmeve (FOTO)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Xheli aloe aera dhe vaji i kalendulës janë dy nga produktet e mia më të parapëlqyera. I përdor thuajse përditë. Mirëpo, ngaqë asnjëherë nuk ju kam postuar foto të këtij vaji, vendosa ta bëj sot.

Pak fjalë për bimën e kalendulës…

Kalendula është një bimë dy vjeçare dhe ka ngjashmëri të madhe me lulet e margaritës dhe krizantemës. Ngjyra e luleve të saj është e verdhë e hapur ose portokalli e zënë. Ka dy lloje kalendule: Calendula Officinalis dhe Calendula Arvensis.

Qysh në lashtësi kalendula ishte dalluar për vetitë e saj të dobishme.

Egjiptin e lashtë, besonin se ajo të falte rininë e përhershme, ndërsa Hinduistët e konsideronin bimë të shenjtë dhe simbol jete e shëndeti. Akoma dhe sot, në Indi, kalendula përdoret për thurjen e kurorave dhe zbukurimin e altareve, statujave dhe tempujve të shenjtë të zotave të tyre.

Greqinë e lashtë, besonin se lulet e kalendulës, për shkak të ngjashmërisë së tyre me diellin sillnin fat, mirëqenie, si dhe forca mbrojtëse për largimin e syrit të keq.

Romën e lashtë, përdornin një përzierje me lule kalendule dhe uthull si erëzë për sallatrat dhe mishrat. Gjithashtu, në raste mostretjeje, përdornin një pije me lule kalendule dhe verë.

Ndërsa, gjatë vitetve Mesjetare, kalendula përdorej akoma dhe si filtër magjik dhe hajmali.

Vaji i kalendulës ka veti rigjeneruese, antiplakje, zbardhëse, shëruese, qetësuese, hidratuese, anti-inflamatore etj., etj. Është mrekullibërës për zhdukjen e plasaritjeve të gjirit dhe çarjeve në bark. Do t’jua rekomandja të gjithave, pavarësisht moshës që keni./AlbStroka.com/

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top