You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » Në thellësi të shpirtit tim ka një këngë pa fjalë – një këngë që jeton në farën e zemrës sime…

Në thellësi të shpirtit tim ka një këngë pa fjalë – një këngë që jeton në farën e zemrës sime…

Shqipëroi: Lorena Stroka, Roehampton University, UK

K. Gibran

Në thellësi të shpirtit tim ka një këngë pa fjalë – një këngë që jeton në farën e zemrës sime.

S’pranon të tresë bojën në letër. Mbështjellë dashurinë time me petk të tejdukshëm dhe rrjedhë, por jo në buzët e mia. Si mund të rënkoj? Kam frikë se mos derdhet në natyrën tokësore. Kujt t’ia këndojë. Banon në shtëpinë e shpirtit tim, dhe ka frikë nga veshët e ashpër…

Kur vështroj sytë e mi të bendshëm, shikoj hijen e hijes sime. Kur prek majat e gishtave të mi, ndiej rrahjet e saj. Lëvizjet e duarve të mia perceptojnë praninë e saj, ashtu si liqeni pasqyron yjet e ndritshëm. Lotët e mi e zbulojnë, sikurse pikëzat e ujit zbulojnë të fshehtën e trëndafilit të vyshkur.

Është një këngë që shkroi mendja, dhe e shtypi heshtja…

E shmangi emri…

E mbështolli e vërteta…

E rithanë ëndrrat…

E kuptoi dashuria…

E fshehu pagjumësia…

E këndoi shpirti…

Është kënga e dashurisë…

Cili Kain apo Esau do të mund ta këndonte?

Më erëmirë se jasemina…

Ç’zë do të mund ta skllavëronte?

Rri e fshehur në zemër si sekret vajzëror….

Në ç’korde do të tingëllonte…?

Kush guxon të bashkojë mërmëritjen e detit me këngën e bilbilit?

Kush guxon të krahasojë ulërimën e stuhisë me psherëtimën e foshnjës?

Kush guxon të thotë me zë të lartë fjalët që zemra do të thotë?

Kush guxon të këndojë këngën e Zotit?/AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top