You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SI TË SHËRONI SHENJAT E PLAGËVE TË VJETRA (EKSKLUZIVE)

SI TË SHËRONI SHENJAT E PLAGËVE TË VJETRA (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Sot kam zgjedhur të flas për një temë që pak a shumë na intereson të gjithëve, për shenjat e mbetura në lëkurë pas goditjeve apo operacioneve të ndryshme. Jo rrallëherë për t’i mbuluar, sidomos ato në pjesët e dukshme të trupit (duar, kofshë), detyrohemi t’i “maskojmë” me make-up ose tatuazhe, metodë e përkohshme apo jo?! Mendoj se shërimi në mënyra natyrore është më i shëndetshëm dhe më i sigurtë. Vajrat bimore, ashtu si dhe vajrat esenciale përmbajnë shumë përbërës medicinialë (mjekësorë) që ndihmojnë në shërimin e lëkurave të dëmtuara dhe reduktimin e shenjave të djegieve apo plagëve të vjetra.

Më poshhtë po ju rendis përbërësit që do të nevojiteni për përgatitjen e një vaji me veti shëruese.

Përbërësit

30 ml vaj deti buckthorn

30 ml vaj aguliçeje

7 pika vaj esencial helichrysum

3 pika vaj esencial livandoje/rozmarine ose pemë çaji

2 pika barbarozë

1 ml vitaminë E

2 kapsula vaj peshku

Përgatitja

Në një tas me ujë të ngrohtë (jo të nxehtë) hidhni vitaminat (ashtu siç janë), me qëllim që të zbuten dhe në vazhdim t’i zbrazni më lehtë. Pastaj, në një shishe të erët dhe të sterilizuar shtoni të gjithë përbërësit dhe përziejini mirë.

Përdorimi

Aplikoni një sasi të vogël në pjesën problematike të lëkurës dhe bëni masazh të lehtë derisa të përthithet plotësisht.

Këshillë

Kur t’ju mbarojë vaji, zëvendësoni livandon me sherbelën (jo gjatë shtatzënisë). Sigurohuni që nuk jeni alergjikë në ndonjë nga përbërësit e mësipërm./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top