You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SI TË NDALONI RËNIEN E FLOKËVE (EKSKLUZIVE)

SI TË NDALONI RËNIEN E FLOKËVE (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Ankesa më e shpeshtë sa e femrave po aq dhe e meshkujve është rënia e flokëve. Në shumicën e rasteve, flokërënia nuk bën dallime moshash, thuajse të vegjël e të mëdhenj vuajnë nga i njëjti problem. Sot, nuk do të diskutojmë shkaqet e flokërënies, pasi pak a shumë të gjithë i dimë, por do të flasim për luftimin e saj.

Tradicionalisht, dafina është një nga përbërësit më të njohur kozmetik që përdoret për kujdesjen e flokëve. Është e pasur me vitaminë E dhe acide yndyrore. Përdorimi i saj ndalon humbjen e flokëve, redukton dukurinë e majave të dyfishta, nxit nxirjen e ngjyrës së flokëve, si dhe falë vetive të saj zbutëse dhe hidratuese u jep shkëlqim të paparë. Më poshtë po ju rendis përbërësit që do të nevojiteni për përgatitjen e vajit kundër rënies së flokëve.

Përbërësit

1 filxhan gjethe dafine, (si dhe disa fruta dafine)

3 filxhanë vaj ulliri

10 pika vaj esencial dafine

2 kapsula vitaminash E

Përgatitja

Merrni gjethet e dafinës dhe prijini në copa të vogla, pastaj tretini fare bashkë me frutat. Në vazhdim, brenda një vazoje hidhni masën e krijuar dhe vajin. Në fund, mbylleni hermetikisht me kapakun e saj dhe lereni për rreth 2 muaj në një vend me dritë. Pasi të ketë kaluar afati, kullojeni dhe vajin e mbledhur hidheni në një vazo tjetër të sterilizuar bashkë me vajrat esenciale dhe kapsulat e vitaminës E. Ruajeni në vend të freskët ose në frigorifer.

Përdorimi

Aplikoni një sasi mesatare në flokët tuaja, nga rrënjët tek majat dhe bëni masazh të lehtë. Pastaj, mbështillini flokët me një membranë plastike ose peshqir të ngrohtë për rreth 4-5 orë (nëse keni flokë të thata). Ngrohtësia ofron efekt tonik dhe terapeutik, gjithashtu, depërton thellësisht në strukturën e fijeve të flokut. Përdoreni 1 herë në javë, për aq kohë sa të jetë e nevojshme./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top