You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » MËSO JETËGJATËSINË E PRODUKTEVE KOZMETIKE…

MËSO JETËGJATËSINË E PRODUKTEVE KOZMETIKE…

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

A ju kujtohet kur para disa ditësh ju pata thënë se viti 2014 ishte disi i vështirë për mua? Eh, me sa duket më mëshiroi AI lart…  ca shkëndijëza drite po filloj të shquaj në qiell… veç shpresoj të kenë vazhdimësi, përndryshe zhgënjimi do të jetë dyfish më i madh… Dua të flas më shumë lidhur me këtë temë, por ngaqë kam frikë se mos ndodh ndonjë mbrapshtësi, më mirë po e lë me kaq për momentin, dhe kur të sigurohem plotësisht do të flas hapur.

Tani, le t’i rikthehemi titullit të shkrimit të sotëm… Të gjitha kemi produkte kozmetike në shtëpi apo jo? Por sa prej nesh janë të informuara për jetëgjatësinë e tyre. Disa mendojnë se ato nuk skadojnë kurrë, ndaj dhe i përdorin derisa boshohen tërësisht, duke vënë kështu në rrezik shëndetin e lëkurës së tyre. Ja hidhini një sy listës së mëposhtme:

Rimel: 3-6 muaj

Vijëzues sysh: 6 muaj

Hije sysh pudrore: 24 muaj

Buzëkuq: 24 muaj

Laps buzësh: 18-24 muaj

Make-up (pluhur): 24 muaj

Korigjues sysh: 24 muaj

Pudër: 24 muaj

Skuqës faqesh: 24 muaj

Skuqës faqesh (në trajtë kremoze): 18-24 muaj

Laps sysh: 18-24 muaj

Vaj anti-diell: 24 muaj në rast se nuk është hapur

Vernik thonjsh: 12-24 muaj në rast se ruhet në vend të thatë e të ftohtë

Kremra të tjera: 6-12 muaj nëse kanë pompë/AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top