You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SI TË SHËRONI BUZËT E PLASARITURA

SI TË SHËRONI BUZËT E PLASARITURA

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Në qoftë se gjysma e bukurisë janë flokët, atëherë gjysma tjetër duhet të jenë patjetër dhëmbët dhe buzët.

Në qoftë se doni të keni një buzëqeshje të ëmbël dhe të pastër, duhet të kujdeseni sa për dhëmbët po aq edhe për buzët. Ndryshimet e temperaturës dhe banjot e shpeshta shkaktojnë thatësi, dehidratim, pra buzë të plasaritura.

Le të shohim së bashku përgatitjen e një eliksiri për buzë të plasaritura. Përbërësit e nevojshëm i keni pothuajse të gjitha në shtëpi.

Përbërësit

2 lugë gjelle gjalp (jo soft)

1 lugë çaj mjaltë

1 majë luge pluhur kanelle

1 kapsulë me vitaminë E

Përgatitja

Në një enë shkrini gjalpin dhe kanellën, kujdes mos e lini të përvëlohet. Përziejeni mirë derisa masa të bëhet e vakët. Pastaj, shtoni mjaltin dhe vitaminën E, duke i trazuar me një rrahëse dore. Në fund, zbrazeni në një shishe të sterilizuar (sterilizimi bëhet me ujë të nxehtë dhe alkool të pastër), lereni të ftohet plotësisht, dhe pasatj ruajeni në derën e frigoriferit. Përdoreni sa herë të doni./AlbStroka.com/

Ditë të mbarë për të gjithë ju…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top