You Are Here: Home » Mjekësi » Seksologji » TË DHËNA PIKANTE MBI… PENISIN!

TË DHËNA PIKANTE MBI… PENISIN!

© Lorena Stroka

Sa bojë është derdhur për përshkrimin e organit mashkullor, nuk është derdhur për asnjë pjesë tjetër të trupit.

Këtu e disa ditë, kam shpërfillur çdo punë tjetër, vetëm dhe vetëm për të mbledhur sa më shumë informacione lidhur me këtë temë. Dhe ngaqë e di që shumë prej jush jeni të paduruar, le të fillojmë t’i lexojmë pa humbur kohë.

  • Duhanpirja mund ta shkurtojë penisin deri në 1.5 cm. Dhe siç e dini, në këto raste, merren parasysh akoma dhe milimetrat e jo më centimetrat.
  • Me ndihmën e lafshave të mbledhura nga rrethprerjet e foshnjeve, mjekët mund të “kultvojnë” lëkurë për viktimat e zjarrit. Në mjedise laboratorike, një lafshë mund të prodhojë 23.000 m². U zgjidhë dhe problemi i gunës!
  • Gjendra e zgjeruar e prostatës mund të shkaktojë sa mos-ngrerje po aq dhe derdhje të parakohshme sperme. Në qoftë se ju ndodh njëra nga të dyja, do të bënit mirë të shkonit te një androlog për ekzaminim të mëtejshëm. Para se të kaloni në fazën e armëpushimit të përhershëm.
  • Orgazma e meshkujve zgjat mesatarisht… 6 sekonda, ndërsa e femrave plot… 23 sekonda. Ah, këto padrejtësitë e natyrës!
  • Specia më e vjetër me penis, ishte një gjallesë deti me guaskë të fortë “Colymbosathon ecplecticos”, që do të thotë “Notar i tmerrshëm me penis të madh”.
  • Lëkura e rrethprerjes mund të rigjenerohet përsëri. Pjesa e lëkurës që lëvizë në boshtin penil, tërhiqet anash dhe në vend të saj vendoset një shrit. Më vonë, mjekët aplikojnë unaza plastike dhe mbulesa.
  • Vetëm 1 në 400 meshkuj është mjaft fleksbël për t’i bërë vetes seks oral… Vlerësohet se që të 400 e kanë bërë përpjekjen e tyre deri në një farë mase. U RËNTË PIKA ATYRE!
  • Shkaku më i zakonshëm i këputjes penile është… MASTURBIMI. Dhembje e ëmbël gjithsesi!
  • Në procesin e spermëderdhjes mendja nuk luan asnjë rol. “Urdhri” vjen nga palca kurrizore.
  • Sipas një hulumtimi shumëvjeçar spanjoll është vërejtur se meshkujt e paraqitshëm kanë spermë më të fortë. Si ndryshe duhet justifikuar kokëboshësia që kanë!
  • Penisi që do të kënaqte shumicën e grave do të ishte ai i mbretit Fatefehi of Tonga, i cili thuhet se zhvirgjëroi 37.800 femra nga viti 1770-1784. Domethënë 7 virgjëresha në ditë. Po deshe thuaj që s’do doje të ishe edhe ti… MBRET!
  • Sipas hulumtuesve gjermanë procesi i paralojës zgjatë 2 minuta e 50 sekonda. Këtu kam shumë dyshime./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top