You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » Thembra të çara? JO MË!

Thembra të çara? JO MË!

© Lorena Stroka

Ja ku jam përsëri. E vërteta është se nuk kisha ndërmend të postoja diçka tjetër, përtej shkrimit të mëparshëm. Mirëpo, pasi e mendova mirë thashë me vete: “Më mirë posto tani që ke frymëzim, se pastaj hajde ta gjesh më…”

Kam folur thuajse për gjithçka, përveç thembrave të këmbëve… në të kundërt me pjesët e tjera të trupit, atyre dhe qafës nuk u japim rëndësinë e merituar. Nuk ka gjë më të shëmtuar se thembrat e plasaritura të një gruaje. Këmbët, sidomos tani që po vjen vera, i mbajmë shumë orë të zhveshura, të ekspozuara në puhur dhe diell. Sipërfaqja e lëkurës në këtë zonë, thahet lehtë, ashpërsohet, plasaritet dhe krijohen shtresa të tëra qelizash të vdekura.

Këshilla të vogla për thembra sa më të buta:

Lani këmbët me sapun neutral ose shampo trupi (për bebe).

I mbani rreth 20 minuta në 3-4 litra ujë të ngrohtë, në të cilën shtoni 4 lugë gjelle mjaltë.

Fërkojini lehtë me një gur të posaçëm për këtë.

Bëni peeling bimor me gjysëm molle dhe 2 lugë gjelle lëngë limoni të freskët. Pastaj shplajini, fshijini me peshqir të pastër, lyejini me pak vaj hidratues dhe mbathni çorape pambuku.

Vaj për shërimin e thembrave të çara

Përbërësit:

5 pika vitaminë E

5 pika vitaminë A

5 pika vitaminë C

6 lugë gjelle vaj ulliri ose bajameje (ose të dyja bashkë)

5 pika vaj esencial livandoje

Përgatitja:

Përgatitja është shumë e thjeshtë, në një shishe të errët shtoni të gjithë përbërësit e sipërpërmendur dhe përziejini mirë. Aplikojeni gjithnjë në darkë, para se të flini./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top