You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » KUNDËRSHTI – nga një njeri i bukur shpirtërisht dhe FIZIKISHT

KUNDËRSHTI – nga një njeri i bukur shpirtërisht dhe FIZIKISHT

Përktheu: Lorena Stroka, Roehampton University, UK

Liantini, përveçse një mashkull i bukur fizikisht, siç do ta vërtetoni më poshtë ishte dhe shumë i TALENTUAR

Një nga ligjet më të pakuptimta të natyrës është të vdesësh kur jeton, dhe të jetosh kur vdesë. Ai organizon strukturën më të thellë të realitetit. Poeti nuk mund të bëjë gjë tjetër veçse të përjetojë këtë kundërshti gjërash me gjithë vazhdimësinë tyre tragjike.

Burimi i jetës që jetojmë është vdekja që mbartim brenda vetes. Mjerë ata që e largojnë vdekjen nga vetja. Një kufomë sado që ta luftosh për ta vrarë, nuk ia del dot, sepse vdekja nuk ndodhet më në brendësi të saj. Ka vdekur.

Vdekja, pra, është fundi, por dhe qëllimi përfundimtar i jetës… Vijmë në jetë për të realizuar, për të arritur, për të kontribuar, për të dhënë drejtësi – për të shlyer çastin e vdekjes sonë.

Thonë se vetëm ai çast do t’i japë kuptim të gjitha veprimeve tona. Dikur, Soloni, i tha  Pasanikut të Lidias: “Prit njëherë të shoh se si do vdesësh dhe pastaj të të them nëse ishe njeri i vërtetë, i mirë, apo thjesht jetove si qesharak”.

Kur njeriu ndeshet me vdekjen brenda ligjshmërisë së fizikës, nuk trembet. Mos kini frikë t’u flisni fëmijëve për vdekjen. Vetëm kështu do të guxoni dhe pranoni të shihni në sy një dukuri të vlefshme, funksionale dhe të përligjur.

Vdekja është një gjë e natyrshme. Sikurse kaltërsia e detit, agimi që lind, hija e malit etj., etj. Të folurit rreth vdekjes nuk ju çon as në pesimizëm, as në mohim dhe as në dorëheqje nga jeta. Përkundrazi, kjo mëyrë e të menduarit është i vetmi titull që dëshmon se njeriu zotëroi shkëlqyeshmërinë e vet shpirtërore. Ju mëson t’i shikoni gjërat dhe jetën me një tension më të hollë dhe vështrim të vazhdueshëm virgjëror. Dhe e dini pse? Sepse çdo herë i shikoni dhe jetoni për herë të fundit./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top