You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » TI MË SHPËTOVE JETËN, NDËRSA UNË TË VRAVA…

TI MË SHPËTOVE JETËN, NDËRSA UNË TË VRAVA…

Përktheu: Lorena Stroka, Roehmapton University, UK

Dikur një mbret vendosi të shkonte për gjueti. Lepurin e parë që gjuajti, e la ta kapte skifteri i tij dashur. Ndërkohë që ai vrapoi pas tij me kal.

Skifteri kapi lepurin, ia çoi mbretit dhe të dy bashkë u larguan për të gjetur ujë. Pranë një mali gjetën ujë. Veçse ishte shumë pak. Rridhte pikë-pikë, dhe mbretit iu desh të priste për një kohë të gjatë që të mbushte një kupë. Pas shumë stërmundimesh, mori kupën e mbushur dhe e afroi pranë gojës për ta pirë. Papritur, skifteri drodhi krahun e mbretit, duke rrahur krahët në të dhe uji u derdh i tëri.

Mbreti e vendosi kupën poshtë rrjedhës për ta mbushur përsëri dhe priste… Por edhe këtë herë, kur e afroi pranë buzëve, skifteri ia rrëzoi sërish nga duart.

E njëjta gjë ndodhi edhe herën e tretë. Sa vajti ta vinte në buzë, ia derdhi përsëri. Mirëpo, kësaj rradhe, mbreti u zemërua aq shumë sa e qëlloi mbi një gur, me gjithë fuqinë e tij, derisa e vrau. Pas pak, erdhën dhe shërbëtorët e mbretit, njëri prej tyre u ngjit lart për t’i sjellë ujë nga burimi. Mirëpo brenda disa minutave, ai u kthye pas me një frymë, me duar bosh duke i thënë: “Nuk bën të pish ujë. Te burimi ka një gjarpër që ka helmuar të tërë ujin. Mirë që e derdhi ujin skifteri se përndryshe do të kishe vdekur”.

Mbreti tha: “Sa keq ia shpërbleva skifterit tim. Ai më shpëtoi jetën, ndërsa unë e vrava”./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top