You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » Realiteti nuk është ashtu si më intereson mua të jetë – Jorge Bucay

Realiteti nuk është ashtu si më intereson mua të jetë – Jorge Bucay

Përktheu: Lorena Stroka, Roehampton University, UK

Jorge Bucay

Kjo që është, është.

Realiteti nuk është ashtu si më intereson mua të jetë.

Nuk është siç duhej të ishte.

Nuk është ashtu siç më thanë se do të ishte.

Nuk është siç ishte.

Realiteti përreth meje është kështu siç është.

Ndryshimi mund të vijë vetëm kur të jemi të vetëdijshëm për këtë situatë.

Unë jam ky që jam.

Nuk jam ai që do doja të isha.

Nuk jam ai që do të duhej të isha.

Nuk jam ai që nëna ime do të donte të isha.

Nuk jam as ai që isha.

Jam ky që jam.

Të gjitha nevrozat fillojnë nga çasti që përpiqemi të jemi ajo që nuk jemi.

Ti je kështu siç je.

Ti nuk je siç kam nevojë të jesh.

Ti nuk je siç ishe.

Ti nuk je siç më intereson mua të jesh.

Ti nuk je ashtu si dua unë të jesh.

Ti je kështu si je.

Përkufizimi i një marrëdhënieje të pjekur është përpjekja vetëmohuese për t’i krijuar hapësirë tjetrit, që të mund të jetë ashtu si është./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top