You Are Here: Home » Mjekësi » Seksologji » TË PATHËNAT E… PENISIT

TË PATHËNAT E… PENISIT

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve kudoqofshi dhe me këdoqofshi…

Kush tha se çdo femër që kryen marrëdhënie seksuale di gjithçka rreth penisit të partnerit të saj? Kush tha se të gjithë penisët janë njëlloj? Kush tha se për paaftësinë e mashkullit në seks nuk përgjegjësohet dhe partnerja erotike? Pse është e rëndësishme që meshkujt të kenë shumë erekcione?

Çdo gjë që s’përdoret… humbet (use it or lose it)

Për mashkullin është  mëse e domosdoshme të ketë erekcione të shpeshta. Për ruajtjen e tonit muskulor, muskuli i penisit, duhet të furnizohet me oksigjen në mënyrë periodike përmes gjakut që hyn në të dhe krijon ngrerje.

Në qoftë se një mashkull, i cili përgjithësisht eksitohet lehtë, por ndonjëherë vështirësohet të funksionojë, nuk duhet të shqetësohet. Kjo pamundësi mund të ndodh për shkak të mungesës së stimujve seksualë në mjedisin ku ai jeton.

Truri ka një sistem të automatizuar për ruajtjen e funksionit të penisit. Impulset e trurit mund të shkaktojnë ereksione (ngrerje) gjatë gjumit, në veçanti gjatë fazës së gjumit paradoksal (REM), gjatë së cilës njerëzit ëndërrojnë. Pa marrë parasysh nëse është ëndërr me përmbajtje seksuale apo makth, penisi është i gatshëm për… luftë.

Disa meshkuj e kanë të vështirë arritjen e erekcionit, sidomos ata që kanë pësuar lëndime nervash ose që vuajnë nga sëmundja e sheqerit, e cila përgjegjësohet për dëmtimin e enëve të gjakut dhe nervave të penisit. Në qoftë se këta meshkuj nuk përpiqen për ruajtjen e funksionit normal të ngrerjes, në të ardhmen mund të shfaqin shkurtim penisi. Pa erekcione të rregullta, indi penil do të tkurret, do të bëhet më pak elastik duke zvogëluar kështu gjatësinë e organit gjenital deri në 2 cm. Për të gjithë ata meshkuj që kanë probleme me fiziologjinë e funksionit erektil është hedhur në treg një pompë vakumi që furnizon me gjak venat e penisit. Pompa në fjalë ndihmon në ruajtjen e shëndetit të mirë të organit gjenital.

Cila është pika më e ndjeshme e penisit?

Hulumtuesit u kërkuan 81 meshkujve të shëndetshëm të preknin pjesë të ndryshme të trupit të tyre si: thithat, testikujt, anusin, qafën dhe sigurisht shumë pika të penisit, për të kontrolluar se në cilat prej tyre kishin ndjeshmëri më të madhe seksuale.

Shumica e të pyeturve deklaroi se koka e penisit kishte shkallën më të lartë të ndjeshmërisë, pastaj vijonin lafsha (në rast se mashkulli nuk i është nënshtruar rrethprerjes), pjesët anësore të trungut dhe anusi.

Në çfarë moshe fillon të ulet ndjeshmëria e penisit?

Studimet tregojnë se me kalimin e viteve penisi humbet gradualisht ndjeshmërinë e tij. Rënia fillon në moshën 25 vjeç dhe arrin kulmin e vet rreth të 65-ve.

A ka vibratorë për… meshkuj?

Përdorimi i vibratorëve nuk është i rekomandueshëm vetëm për femrat por edhe për meshkujt. Madje ka një vibrator të veçantë mjekësor i cili vendoset në pjesën e poshtme të kokës së penisit. Vibratorët janë ndërtuar në mënyrë të tillë që të nxisin disa pjesë të sistemit nervor që lidhen  me ejakulimin (derdhjen e spermës). Këto pajisje shpesh i përdorin meshkujt që kanë probleme me shtyllën kurrizore dhe vështirësohen të arrijnë në orgazmë. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se është e ndaluar për meshkujt e tjerë që thjesht kanë dëshirë t’i provojnë.

Çfarë forme ka penisi?

Gjysma e penisit ndodhet në brendësi të trupit. Ashtu si nuk shikojmë rrënjët e një lisi të madh nën tokë, kështu nuk mund të shikojmë dhe rrënjën e penisit në legen. Rezonanca magnetike e penisit të ngritur ka formën e një bumerang./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top