You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » Dy kremra në një për efekt sa më natyral (FOTO)

Dy kremra në një për efekt sa më natyral (FOTO)

Përshëndetje të gjithëve kudoqofshi dhe me këdoqofshi…

© Lorena Stroka

Sot, do të flasim për trukimin, ose për të qenë më e saktë për… Fond de teint-et. Deri në moshën 17 vjeç, nuk kam përdor asnjë lloj produkti kozmetik pasi e kisha të ndaluar rreptësisht nga nëna ime. Gjë që do ta rekomandoja dhe për adoleshentet e sotme. Sa më shumë grimoheni në moshë të vogël, aq më tepër do të plakeni me kalimin e kohës. Mos e ngarkoni fytyrën qysh herët, thjesht bëni ndonjë maskë në kushte shtëpie, mendoj se kjo është e mjaftueshme.

Personalisht, më pëlqen grimi minimal, domethënë, pak dhe saktë, nuk bëj hije intensive, nuk vë qerpikë fallsë, as bëj smokey eye. Thjesht, theksoj ato pika të fytyrës që mendoj se duhet. Jam adhuruese buzëkuqësh, preferoj të dal pa fond de teint se sa pa buzëkuq.

Deri para pak kohësh kam përdor tri lloje fond de teinte-sh: Vichy, Korres dhe Adriana Sklenarikova (i përzieja me njëra-tjetrën). Mirëpo këtu e dy muaj kam zbuluar një krem të ri që më ka lënë pa fjalë, sinqerisht nuk e prisja. Thelbësisht, janë dy kremra në një. Domethënë krem hidratues dhe fond de teint bashkë. Aplikohet lehtë, është aq i trashë sa duhet, i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës (të ndjeshme, të yndyrshme, të thata), hidraton në thellësi dhe mbi të gjitha ka efekt natyral. Kushton vetëm… 7 euro (i përballueshëm për të gjitha)./AlbStroka.com/

 

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top