You Are Here: Home » Mjekësi » Seksologji » CILAT FEMRA PREFEROJNË MESHKUJT ME PENIS TË MADH?

CILAT FEMRA PREFEROJNË MESHKUJT ME PENIS TË MADH?

Nga Lorena Stroka

Pavarësisht mitit mbizotërues se madhësia nuk luan rol madhor në seks, një hulumtim i botuar në “Journal of Sexual Medicine”, tregon se kjo nuk është e vërtetë për të gjitha femrat.

Ekipi hulumtues u kërkoi 323 femrave (të cilat në pjesën më të madhe ishin studente) të përgjigjeshin lidhur me marrëdhëniet e tyre seksuale, preferencat, shpeshtësinë e kontakteve dhe nëse madhësia e penisit ndikonte mundësitë e orgazmës me depërtim vaginal.

Sipas kryesuesit të hulumtimit, Dr. Stuart Brody: “femrat që përjetojnë orgazmë vaginale, kanë më shumë gjasa të parapëlqejnë meshkujt me penis të madh”.

 33.8% thanë se preferojnë meshkuj me penis më të madh se mesatarja, 60% deklaruan se madhësia nuk luan asnjë rol në orgazmë, ndërsa 6.2% thanë se preferojnë meshkuj me penis më të vogël se mesatarja.

Në nivelin e dytë, nga analiza krahasuese e përgjigjeve të vullnetareve, u vërejt se ato që kishin numrin më të lartë të orgazmave vaginale gjatë muajit të fundit, kishin më shumë mundësi të parapëlqenin meshkujt me penis të madh.

Sipas udhëheqësit të studimit: “penisi i madh në të kundërt me atë më të vogël e stimulon më lehtë gjatësinë e vaginës dhe qafën e mitrës”./AlbStroka.com/

 © AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top