You Are Here: Home » Mjekësi » Seksologji » MAZOSHIZËM DHE ORGJI SEKSUALE (I), 18+

MAZOSHIZËM DHE ORGJI SEKSUALE (I), 18+

Nga Lorena Stroka

Mazoshizëm quhet situata gjatë së cilës kënaqësia seksuale rrjedhon nga ndjesia e dhembjes fizike. Termi e ka prejardhjen nga kalorësi austriak (Leopold von Sacher-Masoch), i cili përmes veprave të tij fliste për kënaqësinë që mund të përjetojë dikush kur e qëllojnë apo nënshtrojnë. Dhembja mund të imponohet nga vetë personi ose të tjerët, përmes rrahjeve me kamzhik, shpimeve me gjilpëra, lidhjeve me litar, prerjeve të lëkurës me brisk, gjysmë-mbytjeve etj., etj. Në përgjithësi, mazoshisti arrin ta kontrollojë situatën dhe t’i japë fund sjelljes vetë-poshtëruese, para se të lëndohet seriozisht. Në qoftë se për një pjesë të njerëzve, dhembja mund të jetë një lloj zgjimi seksual, për mazoshistin është qëllimi kreysor i veprimtarisë seksuale. Pavarësisht se skenat me përmbajtje të dhunshme seksuale përbëjnë pjesë e përfytyrimeve femërore, sjellje mazoshiste deri në pikën e zgjimit seksual ndeshim më shumë te meshkujt.

Shumë dijetarë besojnë se mazoshizmi është idhull i sadizmit. Frojdi e bashkëlidh sa me “instinktin e vdekjes” po aq dhe me sadizmin e kthyer ndaj  të njëjtit person. Ndërsa ca të tjerë, shpjegojnë se mazoshizmi përbën thjesht mjet përmbajtës i sjelljeve sadistike.

Përpjekje të tjera për interpretimin e shkaqeve të mazoshizmit lidhen me përvojat e fëmijërisë. Nuk janë të paktë ata që mendojnë se sjellje mazoshiste mund të shfaqë dikush që beson se marrëdhëniet seksuale janë të mëkatshme dhe të neveritshme. Ndodh gjithashtu që një fëmijë, i rritur pa dashuri dhe i lënë pas dore nga prindërit e vet,  të kërkojë vëmendjen e tyre përmes vetë-ndëshkimit. Me kalimin e kohës, ndëshkimi interpretohet si “rrugë” e vetme për rifitimin e dashurisë së humbur.

Të dhëna interesante për sadomazoshizmin…

Termi BDSM është krijuar për të përshkruar aktivitetet e përbashkëta mes të rriturve që kanë elemente sadistike dhe mazokistike. Sjellje të tilla, si spanking apo love-bites që nga shumëkush karakterizohen thjesht si “seks i fortë”, në të vërtetë janë elemente sado-mazoshizmi.

Në qoftë se vetëpyeteni se cilat janë shifrat e sadizmit apo mazoshizmit në botë? Me keqardhje po ju them se është tejet e vështirë për të pasur një përgjigje të prerë. Në vitin 1953, Kinsey et al, gjetën se 3 – 12% e femrave dhe 10 – 20% e meshkujve shfaqnin stimulim nga tregimet me karakter sadomazoshistik. Në vitin 1980, Crepault & Couture, nga studimi i meshkujve të popullsisë së përgjithshme, vërejtën se 15% e tyre përfytyronte keqtrajtime femrash dhe 10.7% rrahje grash. Në 1985, Ardnt et al, konstatuan se 1/3 e femrave dhe 1/4 e meshkujve kishin si fantazi erotike lidhjen me litar të partnerit të tyre, pa qartësuar nëse këto sjellje ishin preferencë apo thjesht pjesë e repertorit të tyre seksual. Gjithashtu, 5% e burrave dhe 2% e grave deklaruan se ndjenin kënaqësi intensive kur raporti i tyre seksual ishte i dhimbshëm. 10-20% e materialeve apo revistave me përmbajtje pornografike përbëhet nga tema sadistike. Ndërkohë, paradoks është fakti që në pjesën më të madhe të këtyre materialeve femra ka rolin kryesor. (Weiberg, 1987).


Shumë klinicitë besojnë se sadizmi/mazoshizmi janë çrregullime plotësuese. Fakti që personat me përfytyrime mazokistike kanë në të njëjtën kohë përfytyrime sadistike, e përforcon këtë pikëpamje. Sipas studimeve të kryera mbi një bashkësi mazoshistësh në Gjermaninë perëndimore, u gjet se 29% e tyre praktikonte ndërrime rolesh, herë mbizotëruese dhe herë nënshtruese (Spengler, 1997). Në 1988, u vërejt se 18% e sadistëve ishte dhe mazoshistë, 46% kishte kryer përdhunime, 21% ekzibicionizëm (tregonte organet gjenitale), 30% veprimtari pedofilie dhe 25% bënte sehir skenat seksuale të të tjerëve (vojeurizëm)./AlbStroka.com/

Sa lloje mazoshizmi ka?

Sipas klinicistëve, ka dy lloje mazoshizmi, shpirtëror ose moral dhe seksual. Mazoshizmi moral karakterizohet nga sjellja vetë-shkatërruese që ka si qëllim zgjidhjen e problemeve të brendshme ose shmangien e sjelljeve agresive ndaj të tjerëve./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top