You Are Here: Home » Kuriozitete » NJIHUNI ME MESHKUJT QË DIKUR ISHIN FEMRA (FOTO)

NJIHUNI ME MESHKUJT QË DIKUR ISHIN FEMRA (FOTO)

Nga Lorena Stroka

Vitet e shkuara ndërrimi i gjinisë përbënte padyshim tabu. Personat që i nënshtroheshin ndërhyrjeve të tilla tregoheshin me gisht. Mirëpo sot, gjërat kanë ndryshuar ndjeshëm, dhe ata nuk përballen më me përbuzjen e dikurshme, sidomos në vendet e zhvilluara perëndimore. Në një nga shkrimet e mëparshme ju kisha folur për burrat që dikur ishin gra, ndërsa sot do të flas për gratë që janë kthyer në burra.

Baliani ka lindur në vitin 1980 dhe për shumë vite ka qenë një ndër atletet më të mira të Gjermanisë. Pas një lëndimi fizik vendosi të ndërronte gjini, në vitin 2008 ëndrra e saj u bë realitet, u bë një burrë i vërtetë.

Buck ka qenë një nga protagonistët më të njohur të filmave porno. Në vitin 2007 u kurorëzua Transsexual Performer of the Year. Aktualisht, punon si mësues, lektor, shkrimtar dhe producent i filmave erotikë. Siç e shihni dhe vetë, zotëria në fjalë gëzon shumë talente…

Ian është aktor komik, i cili shpeshherë trajton me autosarkazëm akoma dhe veçantinë e tij seksuale. Ka humor djali…

Vitet e shkuara rasti i Ryan kishte bërë bujë në mbarë Amerikën. Dikur ishte ftuar akoma dhe në emisionin e Larry King.

Hammer ish-atlet i Gjermanisë Lindore. Në vitin 1990 hoqi dorë nga sporti dhe në 1997 ndërroi gjini.

Choz e bija e Sony dhe këngëtares së famshme Cher-i. Shumë herët zbuloi orientimin e saj seksual, duke deklaruar se është lesbike. Në moshën 25 vjeçare ndërroi gjini. Tani është i lumtur që jeton, ashtu siç ndihet, domethënë si burrë./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

 

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top