You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » TRUPI DHE SHPIRTI – SI S’MË KUPTOVE NJË HERË MOJ GRUA?!

TRUPI DHE SHPIRTI – SI S’MË KUPTOVE NJË HERË MOJ GRUA?!

Përktheu: Lorena Stroka, Roehampton University, UK

K.G

Një çift rrinte përballë një dritareje të hapur, para së cilës shtrihej pranvera e lulëzuar… Ulur pranë njëri-tjetrit. Gruaja i thotë të shoqit: “Të dua. Je i pashëm, i pasur dhe gjithmonë i veshur mirë”.

Dhe burri i thotë: “Të dua. Je një mendim i shkëlqyer, një krijesë tepër e veçantë dhe një këngë në ëndrrën time”. Gruaja bëri pas e zemëruar duke i thënë: “Të lutem, zotëri, lermë. Nuk jam as mendim dhe as krijesë që kalon brenda ëndrrave të tua. Unë jam grua. Do doja të më silleshe si bashkëshorte dhe si nëna e fëmijëve të tu të palindur”.

U ndanë…

Dhe burri thoshte brenda zemrës së tij: “Ja, pra, dhe një ëndërr tjetër që tani po bëhet mjegull e dendur…”

Dhe gruaja thoshte: “Po ç’të pres nga një burrë që më ka vetëm mjegullim dhe ëndërrr”./AlbStrok.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top