You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » MBREMJEVE KE NJË ZAKON TË KEQ…

MBREMJEVE KE NJË ZAKON TË KEQ…

Përktheu: Lorena Stroka, Roehampton University, UK

Antonis M

Mbremjeve ke një zakon të keq. Bëhesh erë ose ndjenjë. Ndjenjë… nga ato që të rrëmbejnë prej dore, pa të pyetur dhe të udhëtojnë tej… Të çojnë në ato vende ku dhembja është mikeshë, gëzimi dhe melankolia luajnë të kapura fort prej dore… dhe pastaj bëhesh… kujtime. Kujtime pa kufijë. Vetëm buzëqeshje dhe lotë.

Orët kalojnë… dhe ti tjetërsohesh përsëri…

Bëhesh e ashpër. Ke aromën e pritjes së lulëzuar dhe sjell harresë. Rëndon mendjen me çaste të bukura. I vjedh dhe pastaj lë pas një boshllëk që asnjë ëndërr s’e përmbushë dot. Më lë të kujtoj se sa vetëm jam. Ndoshta kjo është ajo që s’më lë të të fal. Dikur më bërë të mos shihja imazhin e hidhur të vetmisë. Ajo që më dhemb më shumë është fakti që më le të luftoja i vetëm me atë që më fale. Nuk di se çfarë të bëj… Sepse herë bëhesh puhizë e lehtë, herë ndjenja dhe herë… kujtime./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top