You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » VAJI QË SHKRIN DHJAMIN E BARKUT

VAJI QË SHKRIN DHJAMIN E BARKUT

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Sot, do të flasim për dhjamin e tepërt… Po, pra, për atë që shpesh herë nuk na lejon të vishemi ashtu si duam pa shmangur vështrimet paragjykuese të të tjerëve. Nuk janë të pakta vajzat që sa herë mundohen të veshin diçka të ngushtë, përgojohen masivisht nga gojët e liga.

Vajza, në qoftë se ju ndiheni mirë me trupin tuaj, akoma dhe me disa kilogramë më shumë, mos u jepni rëndësi karakterizimeve dashakeqe të atyre që ju rrethojnë. Duajeni veten ashtu siç jeni…

Nga ana tjetër, ka shumë femra që për arsye të ndryshme (qoftë estetike apo shëndetësore) duan të dobësohen. Shkrimi i sotëm u drejtohet pikërisht atyre që kërkojnë të heqin shpejt dhe pa u lodhur dhjamin e bezdisshëm nga pjesa e barkut dhe kofshëve. Për ta arritur këtë, mjafton t’i hidhni një sy recetës së mëposhtme.

Për përgatitjen e vajit me veti tretëse do të nevojiteni:

250 gr vaj ulliri

½ (gotë vere) piper të zi (pluhur)

½ (g.v) piper të zi (kokërriza)

½ (g.v) piper jeshil (pluhur)

½ (g.v) piper jeshil (kokërriza)

½ (g.v) piper të kuq (pluhur)

½ (g.v) piper të kuq (kokërriza)

½ (g.v) piper rozë (pluhur)

½ (g.v) piper rozë (kokërriza)

Mënyra e përgatitjes

Hidhni të gjithë përbërësit e mësipërm në një shishe prej qelqi dhe mbylleni hermetikisht me një tapë prej druri. Në vazhdim, tundeni fort me qëllim që të përzihen mirë. Për sa i përket përdorimit, mund ta aplikoni çdo ditë (gjithmonë pasi të keni bërë dush)./AlbStroka.com/

Një ditë sa më të bukur dhe të mbarë për të gjithë ju…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top