You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » LUFTA SHPIRTËRORE…

LUFTA SHPIRTËRORE…

Përktheu: Lorena Stroka, Master of Arts in Specialised Translation

Një mbremje një plak Indian i fisit Ceroki, vendosi t’i fliste nipit të vet për luftën shpirtërore:

- “Biri im, lufta bëhet midis dy ujqërve që të gjithë kemi brende vetes”.

Njeri është i KEQI: Zemërimi, zilia, xhelozia, trishtimi, keqardhja, lakmia, arroganca, faji, fyerja, gënjeshtra, krenaria e rremë, mendjemadhësia dhe vetja.

Dhe tjetri është i MIRI: Gëzimi, paqja, dashuria, shpresa, qetësia, përulësia, bamirësia, mirëdashja, ndjeshmëria, bujaria, e vërteta dhe dhembshuria.

Pasi u mendua pak, vogëlushi pyeti gjyshin e tij:

- “Dhe cili ujk fiton?”

Indiani i moshuar iu përgjigj fare thjesht:

- “Ai që ti ushqen”./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top