You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » KREMI ÇUDIBËRËS QË SHËRON POTHUAJSE GJITHÇKA… (EKSKLUZIVE)

KREMI ÇUDIBËRËS QË SHËRON POTHUAJSE GJITHÇKA… (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Receta (ekskluzive) e sotme është padyshim nga më të mirat që kam botuar deri më sot në faqe. Bëhet fjalë për një krem magjik që nuk lë më gjë pa shëruar:

Hidraton buzët dhe duart e plasaritura nga i ftohti.
Zbut dhe kuron thembrat e çara, bërrylat dhe gjunjët.
Hidraton në thellësi çdo pjesë të trupit.
Është mëse i përshtatshëm për buzët, si lip balm.
Qetëson lëkurën e djegur nga dielli.
Është antiseptik për plagët dhe rrjepjet e lëkurës.
Lufton lëkurën e thatë të kokës etj., etj.
 

Përbërësit që do të nevojiteni:

1/2 filxhani vaj organik arrë kokosi
1/2 filxhani vaj ulliri organik
2 lugë (supe) dyll blete të pastër
3-4 kapsula vitamine E
20 pika vaj esencial livandoje
10 pika vaj esencial limoni
10 pika vaj tea tree (pemë çaji)
 

Vaji i arrës së kokosit është një hidratues natryral dhe antibakterial. Vaji i ullirit ka një sërë vetish antioksidante dhe anti-inflamatore. Livandoja ka veti qetësuese. Limoni pastron në thellësi. Tea tree (pema e çajit) ka veti antibakteriale. Ndërsa vitamina E është e njohur për vetitë e saj antioksidante dhe jo vetëm kaq.

Përgatitja:

Në një enë shkrini dyllin e bletës me vajrat duke i trazuar mirë me njëra-tjetrën. Pasi të kenë shkrirë, lerini të ftohen dhe pastaj shtoni vajrat esencialë (që të mos avullohen nga temperatura e lartë), vitaminën E (shpojeni me një gjilpërë që të dalë lëngu) dhe në vazhdim trazojini të gjithë përbërësit bashkë, derisa të krijohet një masë kremoze. Pasi përzierja të jetë gati, vendoseni në vazo të sterilizuar, lereni të ftohet dhe përdoreni kur të doni./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top