You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SI TË BËSH VETË LIP GLOSS NATYRAL (EKSKLUZIVE)

SI TË BËSH VETË LIP GLOSS NATYRAL (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Hello my dear friends and followers…

Nuk e di se ç’kam pësuar, por shikoj se shumë shpejt do të botoj një libër vetëm për femra, ku secila të gjej brenda tij gjithçka që do të mësojë për kujdesjen e lëkurës… duke filluar nga pastrimi deri te kremrat më çudibërëse. Nejse… kur të jem gati do të flas më gjatë lidhur me këtë…

Kush tha që të vetmet gjëra që mund të bëjmë në kushte shtëpie janë maskat dhe ndonjë krem tek-tuk? Po të kemi dëshirë, durim dhe fantazi mund të bëjmë më shumë se kaq.

Sot, do t’ju zbuloj si të bëni në kushte shtëpie një lip gloss natyral, që do t’ju falë butësi, mbrojtje dhe shkëlqim.

Përbërësit që do të nevojiteni:

2 lugë supe dyll blete të thërmuar
1 lugë supe mjaltë
1 lugë supe Aloe Vera
1 lugë supe ekstrakt të pastër limoni
1 lugë supe vaj vitamine E
5-6 pika vaj esencial limoni
 

Në një enë shkrini dyllin e bletës. Në vazhdim, hiqeni nga zjarri dhe trazojeni vazhdimisht duke shtuar mjaltin, aloe vera-n, ekstraktin e limonit dhe vitaminën E. Në fund, shtoni vajin esencial të limonit dhe përziejini mirë derisa të krijohet një masë rrëshqitëse. Pastaj ruajeni në një enë të pastër (të sterilizuar) në frigorifer./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top