You Are Here: Home » Mjekësi » Seksologji » Seks tantra përtej çdo kufiri të përputhshëm…

Seks tantra përtej çdo kufiri të përputhshëm…

Nga Lorena Stroka

Në qoftë se doni të shijoni seks përtej çdo kufiri të përputhshëm, atëherë duhet të thyeni tabutë e hasura, të shpërfillni paragjykimet dhe ta lini veten të ecë në shtigjet magjike të seksit Tantra.

Jo më kot, Tantra, preferohet nga të gjithë yjet botërorë, përveç kënaqësisë absolute që të ofron, të jep ndjesinë e qetësisë shpirtërore.

Kërkuesit Amerikanë zbuluan se lojërat e Tantra jo vetëm ripërtërijnë jetën seksuale të çiftit por mbrojnë dhe shëndetin e tyre mendor.

Sipas studimit të botuar në revistën Journal of Sexual Medicine, parapëlqyesit e seksit Tantra janë më pak neurotikë, nuk bëjnë mendime negative, kanë më shumë vetëbesim, më pak ankth, shohin anën pozitive të jetës dhe gëzojnë çdo çast.

Sipas parimeve të Tantra, seksi është burim jete dhe në asnjë mënyrë nuk ka si qëllim shfrytëzimin e partnerit. Teoria themelore e Tantra është ardhja e mashkullit në orgazmë, por pa arritur të derdhë spermë. Orgazma arrihet përmes shkëmbimit të puthjeve në shtyllën kurrizore, organe gjenitale, kërthizë, gjoks, qafë dhe fytyrë.

Gjatë marrëdhënieve seksuale të dy partnerët mësojnë të duan trupin e njëri-tjetrit dhe të respektojnë dëshirat e tyre. Armik i seksit Tantra janë mendimet që nuk e lënë trupin të shprehet ashtu si dëshiron.

Mbyllja e syve gjatë të bërit dashuri nuk lejohet. Çifti shtrihet majtas, njëri pas tjetrit. Ai që ka më shumë nevojë për ngrohtësi, dashuri, merr pozicionin e brendshëm. Partnerët përqëndrohen në frymëmarrjen e tyre dhe pasi qetësohen, çlirohen i japin vëmendje frymëmarrjes së tjetrit.

Gjatë seksit Tantra:

  • Mos mbyllni sytë, shikojeni partnerit drejt në sy.
  • Mos mendoni. Dorëzohuni trup e shpirt.
  • Përdorni frymëmarrjen dhe jo fantazinë në seks. Përdoreni për të kontrolluar stimulimin (nxitjen).
  • Bërtitni, por kujdes se si.
  • Respektoni plotësisht trupin e tjetrit.
  • Ndani gjithçka me njëri-tjetrin./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top